Busejna Shaban, këshilltarja e Beshar Esadit, ka reaguar në lidhje me tërheqjen e trupave ruse nga Siria. Ajo ka folur për një televizion libanez, duke sqaruar se forcat ruse mund të kthehen, edhe pse kanë nisur tërheqjen.
“Nëse miqtë rusë tërheqin pjesë të forcave të tyre, kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të kthehen,” ka thënë këshilltarja e Esadit.
Në të njëjtën kohë, ajo e ka mohuar kategorikisht se Rusia po i bën presion Sirisë: “Lidhja e lëvizjes ruse me një ushtrim presioni mbi Damaskun nuk ka bazë në të vërtetën.”
“Rusia është një aleat dhe mik që flet me ne me respekt dhe me këshillim.”
Kur ka ardhur fjala te ushtria siriane, Busejna Shaban është shprehur e bindur në aftësitë e saj, “Ushtria siriane jo vetëm që është në gjendje t’i ruajë përparimet e bëra, por gjithashtu të përballet në zona të reja për të çliruar numrin më të madh të mundshëm të fshatrave.” /tesheshi.com/