Ardian Arifaj, Këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës do të sjellë dobi për të gjithë rajonin.
E ndër të tjera ai saktësoi se nuk ka patur asnjë lloij bisede në fshehtësi – gjatë një prononcimi për Info Magazin.
“Nuk ka bisedime sekrete, nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë. Çdo marrëveshje që do të arrihet duhet të ratifikohet nga dy të tretat e votave të përfaqësuesve (në Kuvend). Ajo nuk mund të jetë një marrëveshje e fshehtë që do të vendos mbi qytetarët”, tha Arifaj.
Ai tha se “kufiri me Serbinë duhet të përcaktohet”, sepse do të përfitojë i gjithë rajoni.
“Dialogu ka shkaktuar shqetësim te të gjitha komunitetet, por është e rëndësishme që të vazhdojë. Marrëveshja do të ketë një rol transformues në shoqërinë tonë. Aaji do të ketë një rol transformues në tejkalimin e ndarjeve etnike”, tha Arifaj.
Parelel, ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett përcolli një mesazh duke thënë se me kalimin e kohës armiqtë mund të kthehen në miq.
“Kjo mund të arrihet kur ka një diskutim të sinqertë në lidhje me të kaluarën e keqe, duke u fokusuar në progresin që sjell një bashkëpunim në të ardhmen”, shkroi ai në Tëitter, duke komentuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. /tesheshi.com/