Këshilltari i Ramush Haradinajt, Muharrem Nitaj, deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mund të largohet përfundimisht nga Kuvendi i Kosovës.
Në një deklaratë për mediat, e cituar nga Blic, Nitaj tha se deputetëve nuk po u lejohet që të punojnë ashtu si duhet.
“Nuk besojmë se pas skenave në Kuvend, në ditën e votimit të presidentit, ka mbetur shumë hapësirë për të qenë pjesë e këtij Kuvendi”, tha Nitaj.
Para zgjedhjes së Presidentit, dha dorëheqje nga mandati lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërkaq, në seancën e ditës së enjte pritet që opozita të nisë sërish aksionin e gazit lotsjellës dhe bllokimit të punimeve. /tesheshi.com/