Autoritet maqedonase nuk lejojnë që pjesëtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), të vizitojë të arrestuarit kosovarë për rastin e Kumanovës, gjatë kësaj kohe që ata janë në paraburgim. Kjo, pasi ata nuk kanë një mandat për këtë veprim. Dhe për këtë rast, ata kërkojnë një ndërhyrje ndërshtetërore.
Mandati i vizitave për personat e arrestuar vlen vetëm brenda territorit të Kosovës ndërsa për vizita personave të arrestuar në shtetet tjera KMDLNJ nuk ka mandat e as leje.
KMDLNJ shpreh gatishmëri t’i vizitojë të arrestuarit kosovarë në Maqedoni nëse Ministria e Drejtësisë e Kosovës arrinë marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë për lejimin e vizitave të tilla si dhe pret përkrahje në këtë drejtim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në Maqedoni. /tesheshi.com/