Nga Musa Mustafa
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka anuluar vizitën në Kosovë e planifikuar për të dielën në veriun e Mitrovicës dhe Kosovës – kanë njoftuar burime të portalit tesheshi.com
E tërë skeonografia e veriut të Mitrovicës dhe Kosovës që është bërë me qëllim të pritjes sa më të mirë të Vuçiqit ka shkuar dëm pasi që ai në momentin e fundit ka hequr dorë nga vizita në Kosovë.
Por për çfarë arsye?
Burimi kanë shtuar se anulimi i vizitës është bërë për shkaqe sigurie, pasi Vuçiq ka pasur shumë kërcënime nga ana e pjesëtarëve të Partisë së Vojislav Koshtunicës, DSS-së, e cila mbetet ende partia më e fortë serbe në Kosovë.
Burimi ka shtuar se anulimi i vizitës së Vuçiqit në Kosovë është bërë pas sugjerimeve që janë bërë nga shërbimet inteligjente të Kosovës, Serbisë dhe nga vetë pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe, ku këta të fundi prej ditësh janë duke qëndruar në Kosovë.
Në anën tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga drejtoria e rajonit Veri, kanë njoftuar se policia e Kosovës ka anuluar të shtunën rreth mesditës planin operativ të cilin e ka përgatitur për mbarëvajtjen dhe sigurinë e vizitës së kryeministri serb.
“Policia e Kosovës ka marrë një urdhër nga lart që të anuloj planin operative që është përgatitur për mbarëvajtje e vizitës së kryeministrit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçiqit”, ka thënë Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut.
Por Hoti ka shtuar se policia e Kosovës nuk ka informacione se cilat janë arsyet e anulimit të vizitës së Vuçiqit në Kosovë.
Ndërkohë, burimi ka shtuar se Aleksandar Vuçiq, direkt është kërcënuar nga serbët e veriut të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, ndërsa është përkrahur nga ata të Zveçanit dhe Leposaviqit. /tesheshi.com/