Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Edhe SHBA “skërmit dhëmbët”: ç’është Minuteman III?

    Edhe SHBA “skërmit dhëmbët”: ç’është Minuteman III?

    Një kallëzim penal nga Gjakova nr. 2 të Kuvendit serb

    Një kallëzim penal nga Gjakova nr. 2 të Kuvendit serb

    Paniku COVID në Kinë: skena të paimagjinueshme

    Paniku COVID në Kinë: skena të paimagjinueshme

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Keqmenaxhim dhe mbipunësime në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

Nga te Sheshi
07/08/2017
në Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Keqmenaxhim dhe mbipunësime në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës
24
SHPËRNDARJE

Nga Bashkim Kastrati

Ministria e Zhvillimit Ekomomik (MZHE) e cila ka një rëndësi të madhe sa i përket bartjes së përgjegjësisë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe menaxhimin e resurseve publike, ka pasur problem me menaxhimin e vetvetes.

Zyra Kombëtare e Auditit ka gjetur mangësi të shumta sa i përket menaxhimit në këtë ministri si dhe ka gjetur parregullsi tjera, të cilat përbëjnë edhe shkelje ligjore.

Sipas auditit, realizimi i buxhetit të projektet kapitale edhe këtë vit (2016) ishte sfidë e MZHE-së. Projekti për efiçiencë elektrike (Renovimi i pesë ndërtesave) i buxhetuar në vlerë prej 3,167,000 euro ishte shpenzuar vetëm 223,191 euro apo 7%.

Ky projekt ka ndikuar që përqindja e investimeve kapitale në nivel të përgjithshëm të jetë e ulët. Prokurimi për këtë projekt kishte zgjatur 15 muaj deri të lidhja e kontratës (korrik 2015 – tetor 2016). Fillimisht ky projekt ishte planifikuar të financohej nga huamarrja prej Bankës Botërore. Për menaxhimin e projektit ishte vendosur që të respektohen rregullat e prokurimit të cilat rrjedhin nga Ligji i Prokurimit Publik, si dhe rregullat e prokurimit të Bankës Botërore.

“Procesi ishte përcjellë me shumë ankesa nga operatorët dhe mospajtime në mes Bankës Botërore, MZHE-së dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit. Në fund si pasojë e këtyre mospajtimeve Banka Botërore e kishte shpallur si prokurim të dobët dhe kishte refuzuar që ky projekt të financohet nga fondet e saj. Me pas, ishte vendosur që kontrata e lidhur në vitin 2016 të financohej nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, kurse fazat tjera do të financohen sipas marrëveshjes për huamarrje”, thuhet ndër të tjera në raport.

Auditi tërheq vërejtjen se mosdefinimi me kohë i rregullave të prokurimit që duhet zbatuar ka sjellë në një situatë që financimi i projektit prej bankës botërore të rrezikohej dhe të dështojë realizimi i kësaj pjese të projektit. Mos realizimi i projekteve të rëndësishme kapitale ka ndikuar në nivelin e ulët të ekzekutimit të buxhetit dhe shfrytëzimin joefikas të burimeve në sektorin publik.

Në lidhje me këtë çështje i rekomandon ministrit të kësaj ministrie Blerand Stavileci, se duhet të sigurojë se është bërë një vlerësim i arsyeve në lidhje me pengesat e hasura në procesin e realizimit të këtij projekti, si dhe të nxjerrin mësimet në mënyrë që praktikat e tilla të mos përsëriten. Në rastet e financimeve nga huamarrja ose forma tjera të bashkëfinancimeve duhet të përcaktohen qartë kërkesat për menaxhimin e projekteve.

Tejkalim i numrit të stafit të lejuar për kabinetin e ministrit

Me Rregulloren nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave është përcaktuar numri i këshilltarëve që mund të angazhojë çdo ministër dhe zëvendës ministër.

Me ligjin e buxhetit 2016, kabineti i ministrit Stavileci kishte të planifikuar 18 punëtorë. Sipas auditit, në vitin aktual në kabinetin e ministrit ishin të punësuar 22 persona, ku 17 prej tyre paguheshin nga lista e pagave ndërsa pesë zyrtarë me kontrata të rregullta, paguheshin nga kategoria mallra dhe shërbime.

“MZHE kishte tejkaluar numrin e stafit të lejuar për kabinetin e ministrit për katër pozita. Pagesa e zyrtarëve që kanë marrëdhënie të rregullt pune nga kategoria mallra dhe shërbime është në kundërshtim me nenin 11 të ligjit të buxhetit 05/L-071 dhe nenin 33 të rregullës së thesarit 01/2013, ku theksohet se të gjithë të punësuarit duhet të paguhen nga lista e pagave”, thuhet në raport.

Auditi tërheq vërejtjen se tejkalimi i numrit të punësuarve nga numri i buxhetuar dhe pagesa e tyre nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ndikon që buxheti nga kjo kategori të shpenzohet për qëllime tjera të paplanifikuara. Kjo rrezikon përmbushjen e objektivave të synuara me buxhetin e planifikuar.

Ndërkaq i rekomandon ministrit Stavileci se duhet të sigurojë se respektohet korniza ligjore në lidhje me numrin e stafit të lejuar me buxhet dhe të gjithë zyrtarët që kanë kontrata të rregullta duhet të paguhen nga lista e pagave.

U paguan artikuj që nuk ishin pjesë e kontratës

Nga testimi i pagesës “Furnizim për zyre” në vlerë prej 3,129 euro, auditi ka vërejtur se disa artikuj në vlerë 710 euro të cilët ishin pranuar dhe paguar nuk ishin të përfshirë në kontratë. Auditi ka gjetur se fatura ishte pranuar dhe certifikuar përkundër parregullsive në këtë proces.

“Pranimi dhe pagesa e mallrave jo në përputhje me kontratën rrit rrezikun që kontrollet e vendosura për të parandaluar këto mangësi nuk janë efektive, duke rezultuar në vlerë të ulët për paranë e shpenzuar”, tërheq vërejtjen auditori.

Pagesa e subvencionit nuk është në përputhje me marrëveshjen

E gjetura tjetër e auditit tregon se pagesa e subvencionit në vlerë prej 20,000 euro e bërë për Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë (pjesa e Veriut) për tre mujorin e dytë edhe pse ishte buxhetuar dhe shpenzuar nga nënprogrami “Ujë dhe hedhurina”, nuk ishte realizuar në përputhje me Marrëveshjen për Monitorim dhe Kontroll, e lidhur në mes MZHE-së dhe NP “Uniteti”.

“Në nenin 5 pika 1.1 e marrëveshjes theksohet se pagesa e subvencionit do të kryhet pasi kërkesa e Ndërmarrjes Publike të jetë arsyetuar dhe të merr miratimin nga Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) në MZHE. Pagesa ishte realizuar pa u marrë miratimi nga ana e NJPMNP në kuadër të MZHE-së.

Auditi konsideron se anashkalimi i miratimit nga NJPMNP e cila është e themeluar për këtë qëllim rritë rrezikun për kryerjen e pagesave të parregullta dhe mund të ndikojë në keq menaxhimin e mjeteve buxhetore. Ndërkaq i rekomandon ministrit Stavileci se duhet të sigurojë se çdo pagesë për subvencion ka marrë aprovimin paraprak nga NJPMNP dhe është në përputhje të plotë me marrëveshjen e nënshkruar për monitorim. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?
Amerika

Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

18/08/2022
Pamje: brohoritje dhe tallje në eventin e Olaf Sholz
Politikë

Pamje: brohoritje dhe tallje në eventin e Olaf Sholz

18/08/2022
Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”
Amerika

Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

18/08/2022
Lajme të tjera
Mahnitëse! E thënë dhe në Kur’an: kufiri midis dy oqeaneve me ujra të papërziera (video)

Mahnitëse! E thënë dhe në Kur’an: kufiri midis dy oqeaneve me ujra të papërziera (video)

Vapë mbytëse? Në Itali shirat me furtunë kanë shkaktuar 4 viktima!

Vapë mbytëse? Në Itali shirat me furtunë kanë shkaktuar 4 viktima!

Beteja anti-kanabis, nuk kemi parë gjë akoma: Rama bën premtimin e bujshëm…

Rama poston një foto nga lumi i Shalës, por ja si reagojnë qytetarët (foto)

TË FUNDIT

Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

10 minuta Më parë
Pamje: brohoritje dhe tallje në eventin e Olaf Sholz

Pamje: brohoritje dhe tallje në eventin e Olaf Sholz

21 minuta Më parë
Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

26 minuta Më parë
Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

8 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

17/08/2022
Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

17/08/2022
SHBA-të e dinin planin e pushtimit rus: “Djema, hapni llogore!”

SHBA-të e dinin planin e pushtimit rus: “Djema, hapni llogore!”

17/08/2022
Rrëfimi i Hava Malokut, kosovares së LinkedIn-it: Të synosh hënën për të qenë mes yjesh!

Rrëfimi i Hava Malokut, kosovares së LinkedIn-it: Të synosh hënën për të qenë mes yjesh!

17/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini: “Shamia”: debat apo mobilizim kauze?

Nga Amir B. Ahmeti: Kosova: shtet laik, sekular apo ateist?

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist