Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kemi hyrë në një epokë të re gjeologjike: plastika tashmë ka ndotur çdo cep të tokës

by te Sheshi
25/01/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kemi hyrë në një epokë të re gjeologjike: plastika tashmë ka ndotur çdo cep të tokës

Njerëzit kanë prodhuar mjaftueshëm plastikë që nga lufta e Dytë Botërore sa për të mbuluar të gjithë tokën me një shtresë të plotë. Kështu rezulton në një studim të fundit ndërkombëtar. Fakti që planeti mund të “suvatohet” me plastikën e prodhuar është alarmant, thonë shkencëtarët, pasi konfirmon se aktivitetet njerëzore tashmë kanë një ndikim fatal në botën tonë.

Kërkimi, botuar në gazetën Anthropocene, tregon se asnjë pjesë e planetit nuk është e pastër nga rreziku i mbetjeve plastike. Çdo cep është i ndotur me mbeturinat e shisheve plastike, qeset e supermarketeve, nga grumbullimet e polistirenit, disqet, bishtat e filtrave të cigareve, najloni dhe materiale të tjera plastike. Disa spote janë të ndotura nga grimca mikroskopike, të tjera nga grumbuj të mëdhenj mbeturinash. Ndikimi është në shumicën dërrmuese të rasteve tepër i rrezikshëm.

“Rezultati vjen si një suprizë e vërtetë”, thotë një nga autorët e studimit, profesori i universitetit Leicester, Jan Zalasiewicz.

“Ne e dimë mirë se njerëzit kanë prodhuar sasi në rritje të llojeve të ndryshme të plastikës –nga bakeliti tek qeset e politilenit – përgjatë 70 vjetëve të fundit, por nuk kishin një ide sesa shumë këto ishin përhapur në të gjithë planetin. Rezulton se jo vetëm që këto mbetje plastike kanë ndotur oqeanet, por edhe janë fundosur në pjesët më të thella të shtresë së detit. Kjo është një shenjë se planeti ynë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore”.

Pika më kryesore e gjetjeve të studimit është se shfaqja e materialit plastik duhet të konsiderohet si tregues i një epoke të re.

Zalasiewicz është kryetari i një grupi gjeologësh që po vlerëosjnë nëse aktivitetet njerëzore e kanë shtyrë planetin në një epokë të re gjeologjike të quajtur Antropocen, që i jep fund epokës Halocen që nisi rreth 12 mijë vjet më parë.

Pjesa më e madhe e anëtarëve të komitetit që drejtohet prej tij besojnë se Antropoceni ka nisur tashmë dhe këtë muaj ata publikuan në revistën shkencore “Science” një artikull ku argumentonin se njerëzit po ndryshojnë gjeologjinë. Në veçanti, izotopet radioaktive të lëshuara nga bombat atomike kanë lënë një sinjal të fuqishëm në tokë që do t’u thonë civilizimeve të ardhshme që diçka e çuditshme ka ndodhur.

Përveç kësaj, rritja e dioksidit të karbonit në oqeane, prodhimi masiv i çimentos dhe përdorimi i gjithanshëm i aluminit janë faktorë mbizotërues në lindjen e Antropocenit. Në të shkuarën ka pasur ndikime më të pakta mjedisore, ku përfshihet edhe rritja e përdorimit të plastikës.

Por Zalasiewicz argumenton se qeset modeste plastike dhe shishet plastike të pijeve të ndryshme luajnë një rol më të madh në ndryshimin e planetit sesa është kuptuar deri më tani. “Vetëm po të marrim në konsideratë peshqit në det”, thotë ai. “Një pjesë dërrmuese e tyre kanë tashmë plastikë në organizëm. Peshqit mendojnë se është ushqim dhe e gëlltisin atë, ashtu sikundër edhe zogjtë e detit ushqejnë me plastikë të vegjlit e tyre. Më pas,  kjo sasi plastike del me jashtëqitjen dhe përfundon në fund të detit. Planeti ngadalë-ngadalë po mbulohet nga plastika”.

Në total, më shumë se 300 milionë tonë plastikë prodhohet çdo vit, citon gazeta.

“Në vitin 1950, ne virtualisht nuk prodhonim fare plastikë. Eshtë një rritje e pabesueshme”, shton Zalasiewicz. “Kjo shifër totale e 300 milionë tonëve plastikë është afërsisht e barabartë me peshën e të gjithë popullsisë së botës në planet. Sasia totale e plastikës së prodhuar që nga lufta e dytë botërore është rreth 5 miliardë tonë dhe me gjasa do të arrijë në 30 miliardë tonë deri në fund të shekullit. Ndikimi do të jetë kolosal”.

Ashtu si edhe e bën të qartë gazeta, plastika është tashmë në fundin e oqeaneve, në ishuj të largët, e varrosur nëntokë në vendet e grumbullimit e përpunimit të mbetjeve sikundër edhe në zinxhirin ushqimor. Madje, edhe në rajonet polare, që zakonisht konsiderohen ende të pastra, po ndihet ndikimi. Në vitin 2014, kërkuesit gjetën sasi “domethënëse” të granulave plastike të ngrira në detin Arktik, të cilat kishin mbërritur aty me rrymat ujore që nga Oqeani Paqësor.

Në disa raste, jeta e egër përshtatet me përhapjen e plastikës. Për shembull, në ishuj të tillë si në Diego Garcia gaforret hermite kanë nisur të përdorin shishet plastike si shtëpi. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e ndikimit të plastikës në jetën e egër është tepër e dëmshme. Krijesa që variojnë nga zogjtë e detit deri tek breshkat ngatërrohen në materiale plastike dhe mbyten ose ngordhin prej tyre. “Problemi është se plastika ka një proces tepër të ngadaltë dekompozimi, kështu që do të përballemi me këtë shqetësim për një kohë të gjatë”, thotë  Zalasiewicz.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Maqedoni: Gruevksi tremb prokuroren speciale, Janeva kërkon siguri shtesë

Maqedoni: Gruevksi tremb prokuroren speciale, Janeva kërkon siguri shtesë

8 gjëra që nuk e dinit se ju yndyrosin flokët më shpejt sesa duhet

Qeveria e unitetit kombëtar nuk merr mbështetje në parlamentin libian

Qeveria e unitetit kombëtar nuk merr mbështetje në parlamentin libian

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni