Në programin “Kush do të bëhet milioner”, garuesi ishte me shumë fat, pasi pyetja e radhës që i solli mijëra paund, kishte të bënte me një kështjellë. Gareth Kendall u bë garuesi më i suksesshëm deri më tani në këtë format emisioni në Britani, pasi shumica e garuesve janë larguar me fitime të vogla.
Gareth gjeti pyetjen e saktë të radhës dhe zgjodhi të largohej me 125,000 paund, shkruan “Sun”.
Drejtuesi i emisionit tha se “më në fund është dikush me disa njohuri të përgjithshme”.
Pyetja që i solli fitoren e shumës së madhe kishte të bënte me kështjellën “Urquhart Castle” në Skoci.
Në atë kështjellë, Kendall humbi njërën këmbë. Ai nuk kërkoi ndihmë dhe buzëqeshi kur dolën alternativat.
Kendall bëri me dije se në zonën pranë kështjellës u përfshi në një aksident me makinë. “Unë e di këtë, e di këtë sepse kam humbur këmbën time atje”, duke e lënë audiencën të tronditur dhe duke shkaktuar duartrokitje./tesheshi.com/