Pas 5 pyetjeve në lidhje me rastet e shembjes së pallateve në Thumanë, PD i drejtohet qeverisë dhe me katër të tjera, kësaj here duke patur në qendër atë që ndodhu në Konvaleshencë, aty ku humbi jetën nën rrënoja kyrekomisar Bajram Hajdarmetaj.
Katër pyetjet i dërgohen në mënyrë eksplicide Ministrisë së Brendshme:
- Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Ministria e Brendshme verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së Godinës Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e kësaj godine?
- A u verifikua Godina nr. 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.
- A është vlerësuar nga drejtuesit e Godinës se nga konstatimet faktike, lidhur me dëmet e muraturës, objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë? Nëse po, kush ka urdhëruar përdorimin e Godinës dhe mbi çfarë baze është bërë kjo?
- A është lajmëruar stafi për gjetjet e ekspertëve dhe për sigurinë e godinës? Nëse po, lutemi na vini në dispozicion kopje të akt njoftimeve.
Kështu, opozita po nis të ndërtojë një kuazë të re politike pas tërmetit, e që lidhet me temën e ndjeshme të tërmetit. Nën rrënoja, ajo tashmë po tenton të gjejë përgjegjësitë e qeverisë. /tesheshi.com/