Është e hënë, është një javë e re dhe ndonëse nuk mund të dimë gjithçka që do të ndodhë gjatë shtatë ditëve të ardhshme, kemi njëfarë dijeni për atë që na pret.
Ja informacionet për disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe interesante pritet të ndodhin në javën e saponisur .
1) Ramazani fillon
Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon fundjavën e ardhshme (kur fillon saktësisht varet nga vendi ku jetoni).
Ky është muaji më i rëndësishëm në kalendarin e më shumë se 1,6 miliardë myslimanëve të botës, të cilët do të agjërojnë ndërmjet lindjes dhe perëndimit të diellit.
Për shkak se kalendari islam është një kalendar hënor, muaji i shenjtë kalon përpara rreth 11 ditë çdo vit. Kjo do të thotë se Ramazani po lëviz nga ditët më të gjata drejt atyre më të shkurtëra.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe do të agjërohet për 15 orë këtë vit, por në vitin 2030, ata do të jenë agjërueshëm për vetëm 10 orë.
2) A keni dicka për të thënë, Z. Barr?
Avokati i përgjithshëm i Donald Trump, William Barr, do të ketë disa pyetje të ndërlikuara për t’u përgjigjur këtë javë.
Le të rikthehemi pak në kohë: Robert Mueller përfundoi hetimin e tij në veprimet e Presidentit Trump dhe ekipit të tij.
Barr pastaj shkroi një përmbledhje të raportit të z. Mueller dhe dha një konferencë shtypi ku përsëriste pikat e tij para se të lëshonte një version të redaktuar të raportit.
Megjithatë, pasi lexuan raportin, demokratët e akuzuan Barrin për mashtrimin e publikut dhe sjellje partiake. Udhëheqësit demokratë në Kongres thanë se ishte “e qartë” se raporti “ka nënvlerësuar” ndërhyrjet e jashtme.
3) Japonia bëhet me perandor të ri
Të martën, perandori i vjetër japonez Akihito do të bëhet perandori i parë që do të abdikojë nga froni pasi 2 shekujsh. Djali i tij, Princi i Kurorës Naruhito, do të marrë përsipër rolin ceremonial.
Ky është fillimi i një epoke të re në Japoni – emri i saj do të jetë Reiwa (që nënkupton rendin dhe harmoninë) dhe kjo epokë do të shfaqet në monedha, gazeta, patentë shoferi dhe dokumenta zyrtare.
Vendi po përgaditet për një festë 10-ditore. Të gjitha institucionet do të pushojnë dhe do të mbyllen për të gjithë festën dhe qeveria thotë se “ata që planifikojnë të tërheqin para nga banka, këshillohen që ta bëjnë këtë menjëherë, pasi bankat mbyllen”.
Ekziston edhe një kontekst interesant për këtë abdikim: ajo po çon në debat për të ardhmen e familjes mbretërore dhe në veçanti rregullin që gratë nuk mund të bëhen perandore. I vetmi fëmijë i perandorit të radhës është vajzë.
4) Momente të tensionuara në fushë
Ky ishte një term i shpikur nga ish-menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson për periudhën e lojës së futbollit kur sezoni ishte mjaft i tensionuar.
Dhe javë e tensionuar pritet të jetë kjo. Me dy lojë që pritet të luhen në Premierë Ligën angleze, vetëm dy ekipe do të fitojnë, dhe gara është më e forta ndër vite.
Manchester City dhe Liverpool janë fyt më fyt për garën e fituesit, dhe të dyja ekipet po tregojnë se janë në formë të shkëlqyer.
Liverpooli po shkon drejt ëndrrës për të fituar një nga titujt më të mëdhenj të futbollit në vend, pasi është në rrugë të mbarë për të arritur pikët maksimle në Premierë Ligë. Megjithatë rreziku ekziston.
Kjo mund të jetë një javë vendimtare për titullin e garës: Liverpooli shkon në Newcastle dhe Manchester City e pret Leicester City.
Matematikisht, nuk pritet që këtë javë të ketë festë, por nuk i dihet, edhe mund të ketë. /tesheshi.com/