Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry kërkoi që Siria e Rusia të hetohen për krime lufte, duke iu referuar asaj çfarë po ndodh në Halep, ku prej muajsh e javësh flitet për një kasaphanë njerëzore
“Moska i detyrohet botës të japë shpjegime”, tha Kerry duke shtuar se sulmet ajrore ruse dhe ato siriane ndaj spitaleve të punonjësve vullnetarë të emergjencave, e bëjnë të nevojshëm një një hetim të posaçëm për krime lufte.
Sipas kreut të diplomacisë amerikane, sulmet e atyre nuk ka gjasë të jenë aksidentale. “Ato, tha Kerry përbëjnë një një strategji shënjestrimi për të terrorizuar civilët.” /tesheshi.com/