Dy tigra bengalez të cilët kishin ikur nga strehimi për mace të mëdha në afërsi të një fshati holandez, janë kapur pas disa orësh të kaluar në liri, njofton Reuters.
Policia dhe veterinerët kanë arritur t’i vënë në gjumë me mjete sedative dhe t’i kthejnë pas në strehimore.
1.500 banorët e fshatit Olderberkop, ishin njoftuar që të qëndrojnë brenda në shtëpi derisa tigrat të jenë duke bredhur në liri.
Të dy tigrat, motër dhe vëlla, janë gjetur përmes qenve detektivë.
Siç duket tigrat kanë ikur nga hapsira e rrethuar e strehimores, ashtu që kanë kaluar nëpër portën e cila si duket ka mbetur hapur aksidentalisht.
Në strehimoren Felida ndodhen tetë tigra, dy luanë, një jaguar i zi dhe një leopard. /tesheshi.com/