Jo “unë” por “ne”….kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, nr. 2 i kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi, i ka përcjellë elektoratit një mesazh post-zgjedhor, ku veç falenderimeve, ai potencon dhe të qënit fitues të siglës që përfaqson.
Si ilustrim, ai sjell 2000 votat e shtuara për BESËN nga zgjedhjet e dhjetorit.
Pos të tjerave, edhe pse do shkojë me një disavantazh në balotazh, Ibrahimi ka shpresë se Çairi do jetë i BESËS.
Mesazhi i Zekës (siç i thërrasin ndryshe në Maqedoni)
Të nderuar, më lejoni t’ju falënderoj secilin veç e veç dhe t’ju them se përkundër numrit të votave, që flet për epërsi të vogël të koalicionit LSDM-BDI në Çair, fituesit realë të këtyre zgjedhjeve jemi ne: kemi shënuar rritje për gati 2000 vota, ndërsa i kemi vënë në siklet dy parti të pushtetit që të detyrohen të bashkëpunojnë, që të mund të na fitojnë.
Përkundër turpit që i ka mbetur BDI-së, që e ka pru punën të tjerët me ia bë fitoren në komuna shqiptare, ne dëshmuam se e kemi mbështetjen e popullit.
Ata e kanë prekur plafonin e votave, ndërsa ne jemi fituesit realë të balotazhit me votat e shqiptarëve që jam i sigurt se nuk do të lejojnë të jenë pjesë e planit që të tjerët ta caktojnë fituesin në Komunën e Çairit.
Ju faleminderit të gjithëve dhe ju ftoj që të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Çairin! /tesheshi.com/