Bota mediatike ka humbur fotografin Yannis Behrakis, fitues i çmimit Pulitzer, i cili vdiq në moshën 59-vjeçare.
Vdekja e Behrakis u konfirmua dje nga agjencia Reuters, për të cilën ai ka punuar që nga viti 1987. Vdekja i erdhi nga kanceri.
I lindur në 1960 në Athinë, Behrakis studioi fotografinë në një shkollë private dhe punoi në një studio para se të bëhej fotoreporter.
Që nga fillimi i vitit 1989, ai ka punuar në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, e shpesh dhe në zona lufte.
Në vitin 2000, ai pësoi dhe një plagosje në Sierra Leone.
Behrakis udhëhoqi ekipin e fotografëve të Reuters, të cilët në vitin 2016 morën çmimin Pulitzer duke mbuluar krizën e refugjatëve. /tesheshi.com/