Werner Faymann, kancelari austriak, i ka deklaruar televizionit gjerman ARD se, “mbyllja e kufijve do të nënkuptonte fundin e idesë europiane dhe të Shengenit”.
Fjalët e tij janë thënë para takimit me homologen gjermane, Angela Merkel, në Berlin, ndërsa ai e ka hedhur poshtë idenë e ndërtimit të gardheve, pengesave, në kufijtë e Austrisë për të ndaluar vërshimin e refugjatëve.
Në vend të kësaj, ai ka kërkuar shtim të kontrolleve për t’i identifikuar personat që hyjnë në vend. Europa, sipas tij, duhet t’i përmbushë përgjegjësitë humanitare, e të marrë masa për një administrim të rregullt të valëve të refugjatëve.
Kancelari austriak tërhoqi vëmendjen dhe për përzierjen e krizës së refugjatëve me terrorizmin. “Refugjatët po ashtu po ikin prej terroristëve.” /tesheshi.com/