Jo një vit por plot 56 vite pa patentë. Është historia e një shtetasi gjerman i cili është zbuluar rastësisht se ai nuk kishte leje drejtimit pasi u përfshi në një aksident të vogël.
Agjencia e lajmeve gjermane DPA informon se kur policia kishte shkuar për të marrë të dhënat për aksidentin i kishte kërkuar shoferit patentë. Në këtë moment ka zbuluar se ai nuk kishte pasur ndonjë herë.
74 vjeçari kishte treguar se kishte aplikuar për të marrë patentën por nuk kishte arritur, pasi kishte shkuar ushtar, dhe pas ushtrisë kishte vazhduar të lëvizte ashtu pa patentë.
Për të lehtësuar pozitën e tij burri ka treguar se e ngiste makinën vetëm në raste emergjente, por kjo nuk e bindi policinë e cila ka nisur hetimet./tesheshi.com/