Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kadare: “Emigrantët janë jashtëqitja e kombit”, kjo gënjeshtër e madhe ndaj meje që u fabrikua në Komitetin Qendror

by te Sheshi
08/05/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Kadare: “Emigrantët janë jashtëqitja e kombit”, kjo gënjeshtër e madhe ndaj meje që u fabrikua në Komitetin Qendror
18
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

20160502_122758

Shkrimtarin tashmë tetëdhjetëvjeçar, e gjen në kafenenë e preferuar në anë të Kodrave të Liqenit në  kthimin më të fundit në Tiranë. Botuesi dhe miku i tij, Bujar Hudhri e shoqëron në kafen e mëngjesit aty rreth orës 11.00, duke mos ndryshuar edhe në Tiranë e zhurmshme rutinën prej shkrimtari. Takimi me të, i organizuar rastësisht, ishte emocionues dhe, njëkohësisht  me drojën se fjalët për vështirësinë e komunikimit  me Kadarenë do të ishin të vërteta, e bënin akoma më shqetësues momentin e parë të njohjes. E pasigurtë dhe me frikë se do të shprehesha gabim, fillova të diskutoj  me Hudhrin për një fakt që atë mëngjes e kishte mërzitur Kadarenë. Një studiues kishte botuar së fundmi një libër ku flitej për fenomenin inçest si një gjetje e madhe, kur vetë shkrimtari e kishte trajtuar tek “Kush e solli Dorëntinën” shumë vite më parë.

“Të ngresh një libër mbi një zbulim të tillë duket skandaloze”, shprehet ai, ndërsa e shikon realitetin shqiptar të zymtë në respektimin e të drejtës së autorit. Më pas fillon e më pyet për Elbasanin, për shtëpinë e Kristoforidhit dhe biseda merr rrjedhën e saj të natyrshme. Më pyet për mënyrën se si funksionojnë mediat në Shqipëri, për pagat e gazetarëve, për fenomenet më shqetësuese, pra për realitetin e sotëm shqiptar.

M’u duk sikur kisha marrë një rol tjetër në këtë bisedë, atë të intervistuarit. Kadare kishte pak ditë në Tiranë dhe do të vazhdojë të qëndrojë për rreth katër javë.

Dalëngadalë mundohem të marr rolin tim si gazetare në bisedë, edhe pse Kadare ishte kundër një interviste pyetje-përgjigje. Nuk duhet të humb mundësinë t’i bëj pyetje, mendova, dhe vendos t’a pyes si u ndje për 80-të vjetorin, për shtëpinë e tij të restauruar në Gjirokastër, letrën që i dërgoi kryebashkiakes dhe arsyen pse nuk erdhi në janar në Shqipëri.

“Ndjehem 100 vjeç. Jam shumë i plakur. Pra  nuk erdha qëllimisht, edhe pse arsye për të shkuar në Gjirokastër kam shumë. Nuk e përballoj dot një situatë të tillë. Të lodh situata, njerëzit, aktivitetet, hyrje-daljet… Njerëzit nuk e kuptojnë dhe nuk jep dot një justifikim pse nuk i bën disa gjëra. Ata mendojnë: ‘ne e nderojmë dhe ky nuk do’, por nuk është ashtu.”

E ndërkohë, biseda për shtëpinë të shton kureshtjen për t’a pyetur se çfarë mendon ai për restaurimin. “Në fakt u deshën kaq shumë vite, që ajo shtëpi të restaurohej dhe arsyeja duket se është shumë e vjetër pse u vonua. Ka pasur një lloj fobie ndaj shtëpisë sime. Ajo ishte gjigande, ndërkohë në anën tjetër, te ‘Sokakut i të Marrëve’ qëndronte shtëpia e Enver Hoxhës. Ajo u ndërtua nga e para në vitet 60-të dhe u reklamua si shtëpi e vjetër, por nuk është e vërtetë. Para se të ndërtohej ishte një shtëpi e rëndomtë. Gjithmonë ka pasur një lloj ‘hakmarrjeje’ ndaj shtëpisë sime, në atë kohë dhe tani.”

E ndërsa biseda vazhdon dhe Kadare kthehet sërish kurioz në rolin e intervistuesit, më pyet për qytetet që më pëlqejnë. Më vjen në mendje Firence. Ky qytet i ka të gjitha: historinë, artin, por Kadare më befason. “Firence është një qytet i mërzitshëm, pa jetë”. Tentoj ta krahasoj me Parisin pasi të dy qytetet kanë nga një lumë përmes, por Kadare sërish vazhdon të jetë i mendimit se Firence të mërzit. “Edhe Parisi është i mërzitshëm. Ka lagje që janë tepër të mërzitshme në Paris”.

Gjithsesi arsyet nuk duken bindëse dhe duke kërkuar arsyen e vërtetë, Kadare pasi mendohet  për këtë mosdashuri ndaj qytetit të Rilindjes, në fund të bisedës e gjen shkakun. “E gjeta! Firence nuk më pëlqen se dëboi Dante Aligerin. Edhe sot ata e urrejnë Danten. Edhe varrin e ka në një qytet tjetër. Ja pse Firence më duket qytet i mërzitshëm.”

Edhe për Kadarenë shqiptarët janë të ndarë mes dashurisë dhe urrejtjes, mes faktit se është më i madhi i letrave shqipe, dhe faktit që ishte i përkëdheluri i sistemit, faktit, që u largua dhe nuk qëndroi dhe gënjeshtrave të fabrikuara ndaj tij që shpesh ia turbullojnë qetësinë edhe tani.

“Është hedhur shpesh baltë dhe janë fabrikuar gënjeshtra për mua që rikthehen dhe vazhdojnë të shqetësojnë. Një ndër gënjeshtrat e fabrikuara në vitet 90-të ishte shprehja ‘Emigrantët janë jashtëqitja e kombit’. Një gazetë internacionale e rikthen një vit më parë këtë gënjeshtër dhe e komenton duke aluduar sërish se unë kam thënë këtë shprehje. Ndër të tjera në shkrim shkruhen fjalë të tilla si: ‘Nuk i kam mbajtur pishën në e ka thënë apo jo’ e të tjera aludime. Artikulli botohet në gjuhë të huaj. E botojnë serbët, rumunët dhe grekët më pas. Njerëzit nuk e analizojnë shumë por e lexojnë sikur shkrimtari Kadare paska sharë emigrantët. Pati reagim, në fakt. Një mjek në Amerikë, Minella Aleksi quhej, e bëri problem shkrimin e Ardian Vehbiut duke e kundërshtuar ashpër. Autori i shkrimit ngrihet e thotë se nuk ka thënë që është e vërtetë, por mundet të jetë apokrife, që do të thotë e diskutueshme. Unë bëra një deklaratë të shkurtër në atë kohë duke thënë se çdo dizinformimi duhet t’i shkohet deri në fund. Kam bërë gabim që nuk kam reaguar me kohë për këtë gënjeshtër të madhe të përhapur në emrin tim. Është një gënjeshtër kriminale që ka vazhduar për 25 vjet. Për herë të parë kjo shprehje është shpërndarë kur ika unë me Helenën. U shpik në Komitetin Qendror nga Nexhmije Hoxha e tërë këlyshët e e asaj kohe dhe e hodhën në opinion. Për të mos më sharë mua, gjetën këtë mënyrë për të më sulmuar duke shpërndarë një të pavërtetë të dëmshme. Kjo ishte nga ato gënjeshtrat të cilës nuk i vura rëndësi në atë kohë. Unë ika vetë emigrant e nuk kisha si të thoja këto fjalë për emigrantët, mirëpo ishte një mënyrë vulgare që zuri vend. Agjentët e sigurimit në Shqipëri ishin me mijëra. U dha urdhër të përhapej kudo kjo gjë. E shpërndanë dhe herë pas here rikthehet derisa vjet doli në skenë sërish. Është një nga ato gënjeshtrat për të cilën nuk reagova në kohë dhe bëra gabim. Sistemi amerikan është: ‘jep përgjigje për çdo gjë’ dhe ka të drejtë.”

Ai është shkrimtari më i njohur shqiptar nëpër botë i përkthyer masivisht në vitet 70-të në disa gjuhë. E megjithatë, Kadare sjell fakte se letërsia shqipe është  e njohur ndërkombëtarisht gati 3 shekuj më parë  autorët e veriut dhe bilingualizmin e tyre. Po kështu, ai shprehet se letërsia shqiptare ka 100 vjet që është zyrtarisht e njohur në botë me “Albanikus” i Pashko Vasës, një roman shqiptar i botuar në Paris.

E ndërsa bisedës duket se po i vjen fundi, e minutat fillojnë numërimin mbrapsht, unë mundohem të shfrytëzoj edhe këto momente duke i drejtuar ndonjë pyetje kurioze nëse do të shkojë në Gjirokastër së shpejti. Nga përgjigjja duket se qyteti i lindjes dhe shtëpia e restauruar janë në planet e tij gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, por Kadare nuk ka qëllim të lëvizë shumë dhe të takojë mjaft njerëz. Me fletët e tij të formatit, shënimet në letër në një kollonë që të lajmërojnë për një poezi të radhës, Kadare mbyll kafen e tij dhe bisedën e përbashkët, për të vazhduar një shëtitje me mikun e tij, Bujar Hudhri. Disa pyetje nuk morën përgjigje, ca të tjera mbetën pjesë e një komunikimi njerëzor që rrodhi natyrshëm me një Kadare që në asnjë moment nuk më bëri të ndjehem inferiore. /tesheshi.com/

Related Posts

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?
Sociale & Shoqëri

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Next Post
Aksident i rëndë rrugor në Kavajë: vdesin dy fëmijët dhe plagoset nëna

Lirohet nga burgu babai i fëmijëve që vdiqën dje në aksident, merr pjesë në varrim

Arsyeja pse djathi zviceran ka shumë vrima

Arsyeja pse djathi zviceran ka shumë vrima

Kosovë: Në 4 muajt e parë të këtij viti importi i duhanit u rrit për 40 për qind

Kosovë: Në 4 muajt e parë të këtij viti importi i duhanit u rrit për 40 për qind

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni