Parku “Venediku i Vogël”, i frymëzuar nga qyteti i famshëm italian, i realizuar Indonezi, është një destinacion i pashmangshëm për një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj.
E ndërtuar në një zonë të pyllëzuar në rajonin Cianjur 20 vjet më parë, “Venecia e Vogël” është një nga destinacionet e rëndësishme turistike për shkak të strukturës së saj origjinale, ajrit të pastër, liqeneve dhe pamjeve të pyjeve.
Vizitorët, të cilët vijnë për të parë parkun, marrin gondola për të vizituar gjithçka ofrohet aty. Kjo është veçanërisht interesante për çiftet. Parku ka gjithashtu fusha tenisi, shtigje për hipizëm, pishinë dhe shesh lojërash për fëmijë.
Një nga zyrtarët e parkut tha se aty përveç turistëve vendas,vijnë sosh dhe nga Singapori, Malajzia, India dhe Lindja e Mesme.
“Ne presim mijëra turistë çdo javë. Kemi më shumë vizita gjatë fundjavës. Shumica prej nesh, indonezianëve, e vizitojnë parkun edhe si një përfytyrim për Venecian e Italisë”, shpjegoi ai.
Inne Diana, 42 vjeçe, vizitoi “Venedikun e vogël” me fëmijët e saj.
“Unë nuk e kam vizituar Evropën. Jam i lumtur që kam një shans për të parë Venecian këtu dhe hipur në një gondolë,” tha Diana.
21-vjeçari Sri Ayu Wulandari ishte në mesin e vizitorëve.
“Unë jam këtu me miqtë. Ky është një vend i shkëlqyeshëm për t’u argëtuar dhe vizituar me familjet. Mua më pëlqejnë gondolat”, tha ai. /tesheshi.com/