Më në fund, Maqedonia Veriore do të marrë një datë për negociatat para anëtarësimit në korrik – tha Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Junker.
Junker tha në një konferencë të përbashkët me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev mbrëmë se Komisioni Evropian do të bëjë gjithçka për ta bërë realitet këtë vendim këtë verë.
Edhe Zaev tha se ishte i bindur që ky vendim do të merret këtë verë, duke thënë se ky vend e meriton atë 100 për qind.
Bashkë me Maqedoninë, ky vendim duhet të merret dhe për Shqipërinë, pasi janë të dyja “brenda së njëjtës paketë”.
Ndryshe nga Maqedonia ku atje kjo çështje nuk është pjesë e debatit politik – opozita nuk e akuzon qeverinë se po pengon të ardhmen europiane – në Shqipëri kjo është shndërruar në betejë politike. /tesheshi.com/