“Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen, përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet” – deklaroi kështu kreu i Komisionit Europian Jean Cloude Juncker, gjatë një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama në Bruksel.
Nga ana tjetër, zyrtari i lartë europian u shpreh se ka ardhur koha për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Nuk është mision i pamundur. Duhet t’u shpjegojmë vendeve që janë ngurruese, kryesisht për arsye të brendshme, jo arsye evropiane, se pse mendojmë se ia vlen të hapen negociatat në dy muajt e ardhshëm. Nuk po përqendrohem te qershori, sepse duhet miratimi nga parlamentet e disa prej tyre nuk kanë sesion të hapur në qershor. Ndoshta më vonë. Por bindja ime është që duhet ta bëjmë shumë të qartë që ka ardhur çasti të hapen negociatat me Shqipërinë”, u shpreh Juncker. /tesheshi.com/