Orët e Louis van Gaal në Manchester United, tashmë janë të numëruara. Klubi nga Old Traford ka në opsion disa trajnerë, mirëpo Jose Mourinho, që ditë më parë u nda me skuadrën Chelsea, është favoriti i tifozëve, që tashmë e kanë bërë simbol portugezin në shallet e tyre.
Gjatë ndeshjeve të Boxing Day, tifozët kanë thirrur emrin e Mourinhos, derisa kanë filluar edhe të përdorin simbolet me emrin dhe figurën e tij.
Pikërisht ndaj ish-skuadrës që drejtonte dikur Chelsea-n, tifozët e United kanë bërë thirrjet dhe kanë përdorur këtë simbole, dikur të cilat i urrenin, pasi Mourinho shpesh herë kishte thumbuar “djajtë” me kritika. /tesheshi.com/