Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jose Mourinho: sërish trajner, sërish në Itali

Klubi italian i futbollit Roma ka caktuar Jose Mourinho të diskutueshëm si trajner të ri, me një kontratë tre-vjeçare duke filluar në korrik, njoftoi të martën klubi i kryeqytetit italian.

Vendimi i udhëheqjes së Romës erdhi vetëm disa orë pas njoftimit se trajneri aktual Paulo Fonseca do të largohet nga Roma në fund të sezonit.

Roma është e shtata në renditjen e e Serie A, pa asnjë shans për t’u kualifikuar në Champions League.

“Ne jemi të entuziazmuar dhe të kënaqur që mirëpresim Jose Mourinho-n në familjen AS Roma”, thanë presidenti i klubit Dan Friedkin dhe zëvëndësi Ryan Friedkin.

“Kampioni i madh, i cili ka fituar trofe në të gjitha nivelet, Jose do të sigurojë udhëheqje dhe përvojë në projektin tonë ambicioz,” shtuan ata.

Mourinho, i cili më parë ishte trajner i Portos, Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, u shkarkua nga Tottenham muajin e kaluar, pas 17 muajsh në krye të skuadrës londineze.

“Pas takimeve me drejtuesit (Dan dhe Ryan Friedkin) dhe (drejtorin sportive) Tiago Pinto, unë menjëherë kuptova shkallën e plotë të ambicieve të tyre për AS Roma. E njëjta ambicie dhe nxitje më kanë motivuar gjithmonë dhe së bashku duam të ndërtojmë një projekt fitues gjatë viteve të ardhshme. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj punën dhe mezi po pres fillimin e sezonit të ardhshëm”, tha Mourinho. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts