Presidenti Thaçi informoi publikun mbi një letër ardhur për të nga ish-zv/presidenti amerikan Joe Biden.
“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë”, shkruan Thaçi, duke bërë publike letrën, ku poshtë tekstit, me shkrim dore thuhet: Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen!”.
Ngjan kjo frazë, e veçuar dhe nga lloji i shkrimit, si një kod politik i kësaj letre. /tesheshi.com/