Edhe pse prej vitesh në skenë, këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi thuajse asnjëherë nuk ka lënë jashtë vëmendjes së tij ritet e besimit islam.
Në këtë periudhë kur sapo është çelur muaji i Ramazanit, artisti nuk e mban aspak të fshehtë faktin se do të vijojë të agjërojë thuajse si çdo vit.
Duket se ai ka vendosur të mbajë Ramazan, duke u privuar nga ushqimi dhe nevoja të tjera të përditshmërisë në respekt të besimit të tij, të cilin e ndjek prej disa vitesh.
Nisjen e muajit të agjërimit, duket se artisti mezi e pret, madje nuk nguron të japë edhe një mesazh për të gjithë besimtarët dhe fansat e tij përmes rrjetit social.
Ndërkaq, disa artistë të tjerë besimtarë, thjesht kanë uruar agjërim të lehtë./tesheshi.com/