Jo vetëm Erdogan; narrativa opozitare përfshin dhe Perandorinë Osmane në goditjet e saj, duke e ndërlidhur atë me Edi Ramën. Me gjuhë që do ishte e denjë për të majtë e jo të djathtë, siç pretendohet se janë në PD, aktorët e saj, Flamur Noka, një prej figurave me të varfra në PD, bëri një ngjizje mes atij që sot qeverisë Shqipërinë dhe një perandorie të djeshme që qeveriste një pjesë të mirë të botës.
“Rama, pas Perandorisë Osmane është korruptuesi më i madh që ka lindur apo ka shkelur në këtë vend”, tha Noka në një debat televiziv.
Tej alogjikës së kësaj fraze, e kuptueshme mes rreshtash është vetëm urrejtja tipik komunistoide ndaj një sunduese 500-vjeçar perandorak, e cila pason sulmet e Berishës ndaj Erdoganit për faktin e raporteve të ngushta të tij me Ramën.
Është tipik ai rast kur politika shfaqet si ligësi e jo urtësi! /tesheshi.com/