E ndërsa taksa 100 përqind vlente dhe për mallrat nga Bosnja, në rastin e masës së fundit të reprocitetit më Serbinë kjo nuk vlen.
Automjetet me targa boshnjake lejohen të hyjnë në Kosovë dhe nuk ka reciprocitet në atë drejtim midis Kosovës dhe Bosnjes, tha të dielën këshilltari i Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Bashmir Xhemaj.
Për shkak të masave të reja reprocitive të qeverisë së Kosovës, disa automjete nga Bosnja u kthyen të shtunën në vendkalimin kufitar në Merdare. E sot, Xhemaj shprehu keqardhje për problemet e djeshme dhe njoftoi se nuk do të ketë më pengesa për lëvizjen e automjeteve me targa boshnjake.
Ai kujtoi se ekziston një regjim vizash midis Bosnjes dhe Kosovës dhe se pasagjerët që hyjnë në Kosovë duhet të sigurojnë viza.
Të shtunën, qeveria e Kosovës mori një vendim që automjetet me mallra serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë pa leje të veçantë, dhe se është e detyrueshme të shkruhet “Republika e Kosovës” në dokumentet e importit. Gjatë fundjavës, disa kamionë nga Serbia u kthyen nga kufiri për mosrespektimin e këtyre masave.
“Masa e re është pjesë e qëllimit tonë për të vendosur reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Bazuar në vendimin e parë, u përcaktua që do të bëhet një vlerësim i masave të para, dhe bazuar në atë vlerësim, do të miratohen masa të reja. Kjo është saktësisht ajo që ndodhi dje”, tha zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kruezi. /tesheshi.com/