Një konflikti i ashpër për një vend parkimi është kthyer në një tragjedi të vërtetë në periferi të Brukselit, kryeqyteti zyrtar i BE.
Një emigrant shqiptar 43-vjeçar, baba i tre fëmijëve, raportohet nga mediat në Belgjikë se u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një person me të cilin po debatonte ashpër, me fqinjn e tij 61-vjeçar me origjinë italiane. Gjithashtu mbeti i plagosur dhe ndodhet në rrezik jete edhe kushëriri 19-vjeçar i shqiptarit.
Autori synoi me plumba njëkohësisht gruan e viktimës dhe djalin e tyre15-vjeçar, por që shpëtuan fatmirësisht.
Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet dhe as i autorit të dyshuar.
Raportohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ishin grindjet e përsëritura dhe ngacmimet për vendparkimin e furgonit të viktimës.
E gjitha ndodhi të dielën rreth orës 20:00 të mbrëmjes në një rrugë Machelen, një komunë periferike e Brukselit.
Dy burrat ishin në konflikt për një kohë të gjatë mes tyre, për një vend parkimi, kjo referuar dëshmive paraprake të banorëve vendas dhe të njohurve të viktimës dhe autorit.
Sipas një fqinji, viktima dyshohet se ka bllokuar me furgon makinën e fqinjit të tij, duke e penguar atë të dilte që aty.
“Kur dola jashtë pasi dëgjova disa të shtëna, pashë viktimën të ulur në furgonin e tij. Ai ishte qëlluar”, tha një dëshmitar.
Në momentin e ngjarjes mësohet se viktima ishte duke mbajtur një festë ditëlindjeje.
“Viktima ishte përkulur në furgonin e tij. Ai kishte gjak në gjoks dhe këmbën e djathtë. Nuk dukej mirë. Policia e ka nxjerrë nga makina dhe ekuipazhi i ambulancës ka nisur reanimacionin. Gjatë gjithë kohës u përpoqa të qetësoja kushëririn e tij, i cili gjithashtu u godit”, tha një nga fqinjët.
Autori cilësohet si njeri i butë, por “ndonjëherë edhe gjaknxehtë me fqinjët”.
“E gjithë lagjja e dinte për grindjen e ndërsjellë, e bënin lojë për të ngacmuar njëri-tjetrin dhe për t’i bërë jetën njëri-tjetrit të mjerë. Ne kishim parë rregullisht policinë këtu, por askush në zonë nuk guxonte vërtet të fliste me ta për këtë”, thotë një tjetër fqinj.
Autori mësohet se ka qenë i divorcuar dhe jetonte i vetëm. /tesheshi.com/