Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter është shprehur i gatshëm që të shkojë në Phenian për të shërbyer si një mediator për të zgjidhur krizën bërthamore.
Duke folur për New York times, Carter tha se është i gatshëm të hynte në lojë kur ta mendonte presidenti actual Donald Trump.
Carter, që në të kaluarën ka takuar disa herë krerët e Koresë së Veriut, theksoi se “ndjehej i frikësuar” nga atmosfera e rëndë e tensionit që kanë provokuar qëndrimet e trump dhe Kom Jong Un.
Ish-presidenti amerikan e ka konsideruar liderin e Koresë së Veriut si shumë të rrezikshëm, pasi ai është i paparashikueshëm. /tesheshi.com/