Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jeta opozitare “te sheshi i kundërshtimit” në Prishtinë: hajd t’ja marrim njëherë çiftelisë!

by te Sheshi
26/02/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Jeta opozitare “te sheshi i kundërshtimit” në Prishtinë: hajd t’ja marrim njëherë çiftelisë!

Nga Blendi Gashi

Jo, ata nuk janë refugjatë sirianë të ngucur në ccadrat e mbijetesës, por opozitarë e përkrahës të tyre që duan me patjetër që Mustafa e Thacci, dyshja që po qeverisë Kosovën, më e pakta të thërrasin zgjedhjet e parakohshme, e më shumta të sikterisen nga drejtimi i vendit. Eshtë po ajo pamje që u shfaq dhe në 2010-ën në Tiranë, kur opozita e atëhershme socialiste, u ngujua në një grevë urie me kërkesën për hapjen e kutive të votimit. Pra, që nga dita e martë sheshet ‘Skënderbeu’ dhe ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë janë pushtuar nga ccadrat e protestës opozitare e cila është përbetuar që të mos shkulet që aty derisa të qeveria të dorëzohet.

Me t’u drejtuar në dy sheshet kryesore, së pari bien në sy tendat e vogla të vendosura, më pas turma e mbledhur protestuesve, kurse në anën e majtë nga objekti i qeverisë dhe të djathën nga Kuvendi, janë të vendosura tenda më të mëdha të cilat përdorën për fjejte dhe disa të tjera për shërbim të ushqimit.

Përkrah protestuesve, qëndrojnë edhe liderët dhe deputetët e partive opozitare Vetëvendosje-s, AAK-së dhe NISMA-s, dhe herë-herë vizitohen nga pjesëtarë të shoqërisë civile.

Në momentin që mbërrinë ndonjë nga liderët, protestuesit brohorasin emrat e tyre derisa afrohen afër tyre për të shkëmbyer ndonjë fjalë.

foto 1

Gazetari i portalit mbarëkombëtarë tesheshi.com ka vizituar siç e quajnë opozitarët ‘Sheshin e kundërshtimit’, me ç’rast ka biseduar me disa protestues dhe ka parë nga afër kushtet në të cilat po jetojnë ata.

Protestuesit njëzëri kanë thënë se janë të vendosur për të rrëzuar qeverinë e Kosovës dhe do të qëndrojnë në tendat e ngritura derisa të ndodh një gjë e tillë.

Këngë heroike në ‘Sheshin e kundërshtimit’

Në “Sheshin e kundërshtimit”, siç po e quajnë opozitarët, aktivistët e partive opozitare gjatë gjithë kohës shoqërohen me tingujt e këngëve heroike, disa të tjerë luajnë shah, e disa diskutojnë me njëri-tjetrin për krizën politike por edhe për brengat ditore që i kanë.

Në njërën nga tendat dëgjohet çiftelia dhe me t’u afruar vëren se aty këndohen nga rapsodë të ndryshëm këngë patriotike të cilat me shumë dëshirë i dëgjojnë edhe disa nga liderët dhe deputetët opozitarë.

unnamed

Ndërkohë, Policia e Kosovës në vazhdimësi vëzhdon situatën, ku disa pjesëtarë të saj qëndrojnë në pjesë të ndryshme të shesheve kryesore dhe disa të tjerë pranë hyrjeve të Kuvendit dhe Qeverisë.

Qëndrimi në shesh, i planifikuar mirë

Portali tesheshi.com së pari bisedoj me Nazlie Balajn nga Lëvizja Vetëvendosje e cila në momentin që e takuam shpërndante ushqim për protestuesit të cilët në radhë pritnin për të marrë ndonjë samun që ishte përgatitur apo ndonjë kifle.

shperndarja e ushqimit

Më pas biseduam edhe me disa protestues të cilët treguan për portalin tonë pse kanë vendosur të dalin në protestë, si po ‘jetojnë’ në tenda dhe cilat janë kushtet.

Nazlija, aktivitja e VV-së e cila merrej me organizimin e shpërndarjes së ushqimit për përkrahësit e opozitës së bashkuar ka thënë për portalin tesheshi.com se qëndrimi në shesh është planifiku deri në detajin e fundit.

wc

“Janë disa ekipe të cilat merren me punë të ndryshme, duke filluar nga ekipa mjekësore (ndihma e parë), e informacionit, e ushqimit, kujdestarisë, ekipa për pastrimin e sheshit, për mbulesa pra që janë 24 orë në shërbim.
Ne kemi planifikuar mirë edhe çështjen e pastrimit por edhe për personat që falën një gjë të tillë mund ta bëjnë këtu.  Janë vendet adekuate ku mund të bëjnë pastrimin e syve e dhëmbëve. Kurse, për pastrimin total aktivistët shkojnë për ta bërë në shtëpitë tyre  dhe pastaj kthehen në shesh
”, ka treguar Bala.

Ajo thotë se gjatë 24 orëve përkujdesen edhe për gjendjen shëndetësore të protestuesve sepse në mesin e tyre ka edhe persona në moshë.

“Kemi edhe aktivistat tonë që janë më profesion mjek dhe përkujdesen 24 orë për të gjithë protetuesit. Jemi pajisur edhe me antibiotikë dhe mjekët që janë në dispozicion ua masin tensionin personave që kanë nevojë”, thotë ajo, e cila në fund thotë se do të qëndrojnë në tenda deri në dorëheqjen e qeverisë.

Daut Rama

67 vjeçari nga Vushtrria: Faljen e namazeve po shkoj ta bëj në xhaminë që është afër sheshit

Në mesin e shumë të rinjëve dhe personave me moshë të mesme që ishin në ‘Sheshin e kundërshtimit’, ulur afër një tende ishte edhe 67 vjeçari, Daut Rama, nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë.

Plaku me plis të bardhë në kokë tha për tesheshi.com se edhe përkundër moshës nuk ka hezituar që t’i bashkangjitet protestës dhe këtë e ka bërë me kënaqësinë më të madhe, pasi siç tha ai ‘vendit i duhet ndryshimi’.

Ai lavdëroi opozitën e bashkuar për organizmin e mirë të protestës dhe u shpreh i vendosur se do të qëndroj në protestë dhe në tenda derisa të bie qeveria.

“Është nata e dytë e qëndrimit në shesh. Buk po na japin por edhe kanë krijuar kushtet për qëndrim në tenda. Po narthim ngapak por nuk e kemi ndër mend me u tërheq derisa të largohet kjo qeveri. Do të rrëzohet jo me hatër ja me zor sepse nuk e duron populli më, sepse e ka shkatërru vendin”, ka thënë Rama.

I moshuari që mbante plis të bardhë në kokë tregoj se ai edhe pse është në protestë si mysliman që është i kryen të gjitha ritet fetare sikur të ishte në shtëpi.

“Faljen e namazeve po e bëj në xhaminë që ish afër këtu. Edhe, faljen e namazit të xhumasë do ta bëj te xhamia që ish afër sheshit”, ka thënë ai.

Xhemail Osmani

Kosova ka fituar lirinë falë Zotit dhe Amerikës

Xhemail Osmani nga Vushtrria, ish-i burgosur politik është një tjetër protestues rreth të 60-tave, i cilinë momentin që takuam ishte i mbështjellur me kapele të xhaketës. Ai tregoj se që nga dita e parë e ngritjes së tendave nga opozita i është bashkuar protestës opozitare.

Thotë se kurrë populli në Kosovë nuk ka qenë më i bashkuar që nga paslufta dhe këtë e dëshmon edhe qëndrimi i pleqve, të rinjëve por edhe grave, për 24 orë në shesh dhe atë duke protestuar paqësisht kundër qeverisë aktuale.

“Qindra aktivistë po qëndrojnë 24 orë në tenda. Opozita i ka krijuar kushtet. Siç mund ta shihni të gjithë protestuesve u japin ushqim. Më pas në mbrëmje kur të bëhet pak më ftohtë protestuesit ndezin zjarre jashtë për të ngrohur dhe këndojnë edhe këngë të ndryshme”, ka thënë ai.

Ai thotë se Kosova ka fituar lirinë falë Zotit dhe Amerikës, derisa kritikon ashpër krahun e luftës.

“Lirinë e kemi prit nga zoti, nga të burgosurit politik dhe ushtarët e UÇK-së. Të burgosurit dhe krahu i luftës i harruan dëshmorët për shkak të interesit.
Zoti dhe Amerika na ndihmuan. Por, jam i befasuar me veprimet e ambasadorit amerikan i cili i mbron qeverinë e korruptuar. Ambasadori është dasht me luftu korrupsionin e jo me u marrë me gaz lotsjellës
”, ka thënë Osmani, për tesheshi.com.

Hamza Ukshini, një qytetar që kishte ardhur nga Rahoveci për t’iu bashkangjitur protestës së opozitës tha se shpreson që qeveria të largohet sa më parë dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

“Është nata e parë që kam ardh në protestë. Jam befasu me organizimin e mirë që ka bërë opozita pasi janë përkujdesur për të gjitha, që nga ushqimi, përkujdesja mjekësore e gjëra të tjera. Unë do të vazhdoj të qëndroj edhe në ditët në vazhdim”, ka thënë Ukshini për tesheshi.com.

Një i moshuar i cili nuk dëshiroj të prononcohej pasi ishte i punësuar në institucionet publike të vendit, tha edhe pse nuk ka votuar më parë për asnjërën nga tri partite opozitare ka vendosur t’i bashkangjitet protestuesve në shesh.

“Po ju them dy-tri fjalë veç pa emër se siç e dini mundet me mu hakmarrë pushteti e më largon nga puna pasi punoj në institucione. Jam dalë me i mbështet protestuesit por po rri më anash. Ishalla dorëhiqet Qeveria e kthehet gjendja normale në vend”, ka thënë ai.

Ndryshe, të gjithë protestuesit në vazhdimësi derisa bisedonin me njëri-tjetrin pohonin se do të qëndrojnë në tenda derisa të bie pushteti aktual dhe t’i hapën rrugë zgjedhjeve të reja. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Opozita e Kosovës nis protestën, policia rrethon Kuvendin (Foto galeri)

Opozita e Kosovës nis protestën, policia rrethon Kuvendin (Foto galeri)

Sodë dhe limon për njollat në tryezë e për stomakun tuaj

Sodë dhe limon për njollat në tryezë e për stomakun tuaj

Seanca për Presidentin e Kosovës: lejohen deputetët me arrest shtëpiak

Seanca për Presidentin e Kosovës: lejohen deputetët me arrest shtëpiak

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni