Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jeta luksoze në serialet turke: e njëmendtë apo e gënjeshtërt, në funksion të konsumerizmit?

by Te Sheshi
24/02/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Jeta luksoze në serialet turke: e njëmendtë apo e gënjeshtërt, në funksion të konsumerizmit?

Nga: Gülşah Dark

Serialet televizive turke po shfrytëzohen gjithnjë e më tepër si një mjet për ta bërë të pranueshëm, normal, konsumerizmin me një të ashtuquajtur botë ideale që krijon krisje në shoqëri. Jeta luksoze e parë në televizion është një pjesë e madhe e përhapjes së etosit të konsumerizmit teksa mashtron shikuesit.

Qe pikërisht tre vite të shkuara kur një kolege greke në kursin pasuniversitar më bëri pyetjen vijuese: “A jetojnë vërtet shumë njerëz në Turqi në ato shtëpi luksoze që shihen në serialet televizive turke?” “Sigurisht që jo,” thashë unë, duke vështruar paksa e pështjelluar nga pyetja. Ajo vazhdoi të flasë mbi këto shtëpi tërë shkëlqim e të zbukuruara fund e krye, e t’i ngrejë lart aktoret me veshje të modës. Ky ishte një kompliment shumë i këndshëm e pozitiv, por më bëri ta shoh me kujdes mënyrën se si ua paraqesin shoqërinë turke shikuesve të huaj serialet televizive, posaçërisht atyre që i ndjekin ato nga kureshtja në vende të ndryshme. Një tjetër pyetje e ngritur është: Pse ca elemente, si mënyra luksoze e të jetuarit, vilat e mobiluara me elegancë, me pishina rrezëllitëse e me pamje nga deti, makinat e shtrenjta dhe personazhet e pasur, duke përfshirë femrat me veshje që bien në sy dhe me stolitë me tepri, janë bërë një pjesë rutinë e serialeve televizive turke?

Jeta luksoze u bë e dukshme fillimisht në serialet televizive të mesit të viteve 1990, duke përfaqësuar atë pjesë të shoqërisë turke që qe bërë e pasur pas një modeli ekonomik të orientuar nga eksporti, të adoptuar në vitet ’80. Me fjalë të tjera, ato përshkruanin klasën e mesme dhe të lartë. Por pas viteve 2000, përshkrimet e tilla janë bërë plotësisht një lloj standardizimi kur bëhet fjalë për përmbajtjen lokale, dhe producentët televizivë kanë filluar t’u japin shumë më tepër përparësi kërkesave të shikuesve. Rivaliteti i pambarim për shikueshmërinë televizive dhe mungesave e skenareve novatore ka kontribuar gjithashtu në këtë proces, ndërsa rrjetet transmetojnë pandërprerë seriale televizive të bazuara në të njëjta fabula, e çfarë është më e rëndësishmja, në vendngjarje të ngjashme, që përshkruajnë familje të pasura, fëmijë që shkojnë në shkollë me makina luksoze, e prindër që e çojnë ditën duke u sjellë mes një kompanie me shumë ortakë dhe një vile me një ekip shërbyes. Femrat paraqiten përgjithësisht në një ballkon në mëngjes me një gotë me lëng të freskët portokalli, duke kundruar me rrobdëshambrin e butë të mëndafshtë. Këto skena do të qenë vërtet të këndshme nëse versione të ngjashme nuk do të pasonin në një mënyrë të tillë të shpejtë. Posaçërisht një serial televiziv i cilësisë së mirë, Bir İstanbul Masalı (“Një përrallë Stambolli), i përqendruar rreth dy vëllezërve të pasur dhe së bijës të një të varfri, u ndoq me interes të madh në fillim të viteve 2000 pavarësisht se nuk sillte në vëmendje asgjë më shumë se historinë e mirënjohur të dashurisë midis një vajze të varfër dhe një djali të pasur.

Ndërkohë që kërkon në aparatin televiziv, çdo kanal i fton shikuesit të hyjnë në botën “ideale”, duke u apeluar më së shumti atyre që nuk kanë mundësi ta provojnë atë. Gjithashtu, këto programe gjenden gjithmonë në kanale pa pagesë, nëse nuk llogarisni shpenzimet e energjisë elektrike dhe të marrësit televiziv.

Fatmanur Altun e Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Marmarasë thotë se serialet televizive kanë trashëguar tregues materialë, duke i bërë ato pjesë të drejtpërdrejtë dhe jetike të industrisë së reklamave. “Vendosja e produktit shihet zakonisht në seritë televizive. Veshja, stolitë dhe vendi i ngjarjes janë zgjedhur për të përmbushur interesat promocionale. Disa shikues mund t’i kenë ato, ndërsa të tjerë nuk mund t’i kenë,” vazhdon ajo. Eshtë e vërtetë që disa gra harxhojnë orë të tëra të gjejnë veshjen apo një orendi shtëpie që e kanë parë në televizion apo në internet, ndërkaq që të tjerë e çojnë kohën thjesht duke postuar komente në llogaritë e medias sociale të këtyre serialeve televizive. Altun-i thotë se serialet televizive turke janë një shembull i spikatur i industrisë së marketingut, çka do të thotë se seria është e komercializuar. Që në krye të herës, jeta luksoze që ne shohim në televizion i ka mësuar shikuesit si të konsumojnë. Altun-i theksoi më tutje se personazhet ideale në seritë televizive i fusin shikuesit në një botë imagjinare, duke u përpjekur ndërkohë ta disiplinojnë shoqërinë. “Seritë televizive po përpiqen t’i edukojnë brezat e rinj, ndërsa po i bëjnë normale praktika që shkaktojnë krisje sociale,” vijon ajo të thotë, duke nënvizuar se ato i inkurajojnë shikuesit t’i pranojnë gjëra të tilla si zakon, si festimin e Ditës së Shën Valentinit apo të përvjetorëve të martesës. “Shumë seriale shfaqen në kohën më të mirë televizive. Ato i shikojnë të tëra familjet, konservatore apo jo të tilla, duke i ndjekur verbërisht,” shprehet ajo. “Besoj se tani ka një mungesë serioze të kritikës për serialet televizive,” shton Altun-i. Ndër të tjera thotë se prindërit i lënë fëmijët para televizorit ndërsa vetë janë të zënë me diçka tjetër, duke i ekspozuar ndaj përmbajtjeve televizive që mund të ndikojnë negativisht tek to. “Fëmijët dhe të rinjtë i konsiderojnë si normë disa praktika si mashtrimin, tradhtinë bashkëshortore apo marrëdhëniet e paligjshme, por këto ‘norma’ nuk ekzistojnë në vlerat tona shoqërore,” vë pikën ajo.

Nuk është sekret që televizioni ka të bëjë i tëri me marketingun, e se e ka përhapur etosin e konsumerizmit anembanë botës që nga mesi i shekullit të 20-të, jo vetëm në Turqi, por edhe në vende të tjera, si në SHBA. Seritë televizive e kanë bërë të pranueshëm, normal, gjithashtu konsumerizmin duke i mbikëqyrur në mënyrë të vazhdueshme pikëpamjet e konsumatorëve dhe duke i kuptuar shprehitë e tyre përmes studimeve të shumta të marketingut, pavarësisht se një pjesë e madhe e shikuesve nuk janë të vetëdijshëm për këtë.

Herën tjetër kur të shihni televizor, kujtoni se edhe ai po ju sheh ju dhe po bën çdo përpjekje për t’ju bërë pjesë të tregut televiziv të nxitur nga reklama. /tesheshi.com/

Titulli është redaksional                            

Related Posts

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?
Sociale & Shoqëri

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Next Post
Facebook lançon Reactions, nga sot jo vetëm Like

Facebook lançon Reactions, nga sot jo vetëm Like

Nga Ylli PATA: Protesta ditën e Pavarësisë, “festa” më e mirë se ahengu!

Nga Ylli PATA: Opozitat shqiptare antisistem dhe leksioni “Erdogan”

Alonso mund të tërhiqet nga Formula 1? Përgjigjen e jep vetë spanjolli

Alonso mund të tërhiqet nga Formula 1? Përgjigjen e jep vetë spanjolli

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni