Referendumi në Greqi jep efektet e para politike duke shkaktuar një furtunë të re në spektrin aktual.
Lideri i opozitës, kryetari i “Demokracia e Re”, Antonis Samaras ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij.
Samaras tha se rezultati i referendumit është një sinjal për të ndryshuar performancën e politikës në vend. Ai bëri thirrje për një ribërje të opozitës dhe në tërësi të politikës greke./tesheshi.com/