Sipas informatave nga burime lokale, mësohet se militantët Huthi, rrëmbyen 100 studentë të huaj më kombësi të panjohur
Militantët e Lëvizjes Ensarullah, Huthi në Jemen, rrëmbejnë 100 studentë të huaj në kryeqytetin Sana.
Sipas informatave nga burime lokale, mësohet se Militantët Huthi, rrëmbyen 100 studentë të huaj më kombësi të panjohur në Qendrën Selefi el-Fetih në jug të Sana’s.
Theksohet se studentët e rrëmbyer janë dërguar në një vend të panjohur.
Huthi’të që nga java e kaluar kanë rrëmbyer një numër të madh personash në shumë qytete të ndryshme dhe se deri më tani ende nuk dihet mbi fatin e personave të rrëmbyer.