Televizion saudit Al Arabiya ka lajmëruar fundin e operacioneve të “Decisive Storm” (Stuhisë Vendimtare) me sulme ajrore kundër rebelëve shiitë Houti në Jemen, të cilat kanë nisur më 26 mars dhe që u kanë kushtuar jetën të paktën 900 civilëve
Koalicioni i drejtuar nga Riad është përqendruar tani në “sigurinë, anti-terrorizmin, ndihmat humanitare dhe në një zgjidhje politike në Jemen”,- thotë Al Arabiya. Operacioni i ri do të quhet “Restoring Hope” (Risjellja e shpresës).
Pra, bëhet fjalë për një fitore të amerikanëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë rënë dakord për një rekord bërthamor me Iranin, i cili mbështet shiitët në Houthi. Një aeroplanmbajtëse amerikane ka mbërritur në ujërat e Jemenit gjatë ditëve të fundit, për të realizuar këtë operacion të ri./tesheshi.com/