Avokati i Shtetit në SHBA, Jeff Sessions u përgjigj kritikave të Presidentit tëTrump, i cili në një intervistë televizive tha se ai nuk e morri kontrollin e kësaj ministrie.
“Unë mora kontrollin e Ministrisë së Drejtësisë ditën kur mora detyrën”, tha Sessions.
“Për sa kohë që unë jam duke shërbyer si avokat shtetëror, puna e Ministrisë së Drejtësisë nuk do të ndikohet nga konsiderata të pahijshme politike”, shtoi ai.
Jeff Sessions, një senator i vjetër dhe mbështetës i Trump, ka provokuar zemërimin e Presidentit kur u tërhoq nga hetimet lidhur me fushatën presidenciale në vitin 2016.
Këto hetime kanë të bëjnë me ndërhyrjen e qeverisë ruse në procesin zgjedhor të SHBA. /tesheshi.com/