Përfaqësuesit e Kubës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të takohen sërisht javën e ardhshme në Uashington për ‘një raund të ri negociatash’.
Gjithçka do të bëhet në kuadër të dialogut dhe vendosjes së raporteve diplomatike dhe hapjes së ambasadave përkatëse në Kubë e SHBA.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodrigues. Gjatë një interviste ekskluzive për AFP, Rodrigues ka pohuar se vijojnë tratativat për të shkrirë marrëdhëniet e akullta e të ngrira prej kohësh mes këtyre dy shteteve. /tesheshi.com/