Deputetët janë përleshur me njëri-tjetrin në dhomën e lartë të parlamentit japonez ndërsa pritet votimi i një ligji që ka hasur në kundërshti të mëdha, për zgjerimin e rolit të ushtrisë së vendit.
Ligji i ri amendon kushtetutën pacifiste të Japonisë duke lejuar që ushtria e saj të mbrojë aleatët edhe jashtë territorit, kur nuk është e kërcënuar drejtpërdrejt.
Ligjëvënësit e opozitës ishin aq të zemëruar me synimet e qeverisë sa u përpoqën që edhe fizikisht të ndalojnë nisjen e debatit për miratimin e ligjit.
Në skena të rralla plot tension, anëtarët e dhomës së lartë rrethuan kreun e komitetit të sigurisë së parlamentit, Yoshitada Konoike, në kohën që ai hapi debatin, e u përpoqën t’I rrëmbjenë letrat për ta ndaluar vazhdimin e seancës.
Sesioni që nisi që natën e së mërkurës u braktis nga opozita në orët e mëngjesit pasi ligjvënësit bllokuan hyrjen në sallë për kryeministrin Shinzo Abe dhe ministra të tjerë të kabinetit. /tesheshi.com/