Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Eurobasketi dhe etnofashizmi

by te Sheshi
17/09/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Eurobasketi dhe etnofashizmi

Sporti është një përbërës i rëndësishëm i jetës sociale, që nga antikiteti deri në modernitet, dhe para së gjithash ka për qëllim zbavitjen, argëtimin, realizimin e thënies, “shpirt i shëndoshë në trup të shëndoshë,” plotësimin e një prej institucioneve të shoqërisë moderne, kohës së lirë (leisure), bërjen e njerëzve të ndjehen mirë, heqjen e stresit, çka për fat të keq shpesh rezulton me të kundërtën (ka raste kur njerëzit nga tendosja e tepërt gjatë një ndeshjeje kanë humbur edhe jetën).

Nga ana tjetër, sporti e ka edhe përmasën e vet filozofike të demilitarizimit, atë praktike, ta transferojë luftën e vërtetë, konfliktet e mejdanit, në garë, ku flasin shkathtësitë pa shkaktuar dëmtime; pra individët, grupet dhe kombet të “luftojnë”, dmth., të garojnë nëpër salla, arena sportive, pishina, të dekorohen fituesit me medalje dhe shpërblime të tjera materiale dhe ndjesore.

Kësisoj, ata të cilët mbrojnë ngjyrat e kombëtares janë si heronjtë e frontit. Kjo është arsyeja pse fitimtarët nëpër gara ndërkombëtare priten si heronj kombëtarë nga turma të mëdha njerëzish, madje lojën e tyre e ndjekin herë ulur e herë në këmbë sa ata që janë të pranishëm aty, aq edhe ata që gjenden me mijëra kilometra larg, në shtëpitë e tyre, nëpër kafene, bare, në sheshe e ambiente të tjera të ngjashme.

Por të dhënat empirike flasin se ky entitet i argëtimit ka filluar që të agresivizohet kohëve të fundit, sa nga aktorët brenda terreneve, aq edhe nga njerëzit që veten e identifikojnë me sportistët, e të cilët emërtohen me termin tifozë. Grupimet e ndryshme, të pagëzuar me emra jo gjithaq popullorë, madje edhe të neveritshëm, janë në gjendje të bëjnë gjithçka për hir të “kauzës”, të cilën ata e paketojnë si duan vetë.

S’janë të rralla rastet kur ata këndojnë himne të përpiluara enkas me një zhargon e gjuhë denigruese, përçmuese, me mesazhe nacionaliste, fashiste, apo rastet kur zbresin nga shkallaret dhe atakojnë lojtarët apo kundërshtarët e “palës tjetër”, të cilën e shohin si armike, e jo si konkurrente në garë, në lojë. Atë e sulmojnë edhe fizikisht, madje janë në gjendje edhe që të vrasin njerëz, siç ka ndodhur shumë herë, nga Hejseli (1985), kur 39 tifozë të Juventusit u vranë nga ata të Liverpulit, te përballja Ajaks-Fejënord (Holandë, 1997), te stadiumi i Port-Saidit (Egjipt, 2012), te ai i Helsingborgut (Suedi, 2014), etj.

Një aktivitet i rëndësishëm sportiv që po zhvillohet këtë vjeshtë është dhe Kampionati Europian në basketboll për meshkuj (Eurobasket 2015), të cilin mundohem që ta ndjek për së afërmi. Dhe më rastisi që më 9 shtator të jem para ekranit për të shikuar ndeshjen që zhvillohej në Berlin mes Serbisë dhe Turqisë, dy fuqi këto të basketbollit europian, në veçanti Serbia, e cila siç duket ka arritur të strukturohet më së miri në fushën e basketbollit pas zhbërjes së Jugosllavisë. Me një fjalë, është më e mira nga të gjitha skuadrat nacionale të vendeve që dikur ishin pjesë e bashkësisë së sllavëve të jugut.

Dhe ndërsa në pjesën e luajtur sportive gjithçka shkonte në rregull, pra, shënonte më tepër më i përgatituri dhe më i sakti, në shkallaret e sallës më ranë në sy nja tre tifozë me bluza në të cilat shkruhej, “Free Mladić: Serbian hero!” (Lirojeni Mlladiqin, hero serb!), disa të tjerë që mbanin në duar transparentin “Leleču Turci, kukaju bule” (Vajtojnë turqit, rënkojnë myslimanet!), “Svaki Turcin zna…!” (Çdo turk e di…), publikuar edhe në portalin serb Kurir, duke aluduar me këtë të fundit për betejën e Kosovës (1389) dhe për krimet e bëra ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në luftën e fundit të viteve 1990, për përdhunimet… “Nož, žica, Srebrenica” (Thika, teli, Srebrenica) ishte një formë tjetër brohoritjeje, që shënjonte vrasjen, lidhjen dhe ekzekutimin e boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë, pra gjenocidin, mburrjen me bëmat barbare në Bosnjë.

Kjo shfaqje e pahijshme e tifozerisë serbe solli kërkesën e gazetarëve kroatë te FIBA për përjashtimin e Serbisë nga kampionati, si dhe u bë shkak për reagime të ashpra në rrjetet sociale: “Serbët mbeten serbë, në zënkë me të gjithë komshinjtë, barbarë dhe provokues, që synojnë vetëm pushtime, grabitje dhe vrasje, gjë të cilën e vërtetojnë me mbështetjen e kriminelëve të luftës në çdo hap” (Jeff Bingham); “I marri krenohet nga ajo prej të cilës i mençuri turpërohet” (gregorsamsa999); “Asgjë e re. Aq janë mendjengushtë dhe primitivë, saqë nuk e dallojnë heroin nga krimineli. Kanë problem serioz të gjithë, populli serb dhe prijësit e tij” (milanmilan). Nga ana tjetër, ishte edhe një koment i një serbi, që thoshte se duhet të jemi sportistë e jo katundarë, të jemi fqinj e jo armiq për shkak të disa budallenjve që krekosen me do bluza!” (dado1188; në 24sata.hr).

Ndërkohë nuk mbeti pa u prekur as teza akiliane e serbëve dhe Serbisë, Kosova. Kohë pas kohe mbështetësit e kombëtares serbe “këndonin” në një zë, si në trans, “Kosovo je srce Srbije” (Kosova është zemra e Serbisë). Se çfarë përmasash të manisë dhe të traumës përbën toponimi Kosovë për një pjesë të mirë të serbëve u pa edhe nga një transparent tjetër i ngritur në Murin Kinez para disa ditëve, në të cilin shkruhej “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi). Ndoshta kjo është edhe pjesë e diplomacisë alternative, për të mos thënë publike, që synon ta mbajë gjallë shpresën se një ditë Kosova do t’i kthehet sërish Serbisë, pra, viktima të bjerë sërish në duart e kriminelit, gjë që s’duam as ta mendojmë.

Kur jemi te Kampionati Europian 2015, analiza e diskursit tregon se grigja tifozerike serbe është skajshmërisht e ngarkuar me histori, me mite, legjenda, primitivizëm, me ëndrra makabre, me shumë elemente që nuk mundësojnë ndërtim paqësor të së ardhmes, me urrejtje endemike. Eshtë fakt që një komb i tërë s’mund të identifikohet me 1.000-2.000 veta, por ama çdo njeri është shembull i familjes, vendit, shtetit, kombit të vet. Këta njerëz reflektojnë me gjasë atë që Durkheim-i e quan vetëdije apo ndërgjegje kolektive, më së paku një nerv të gjallë të atij entiteti, frymën e tij. Pyetja që shtrohet është se si ka mundësi që edhe pjesa juvenile e popullatës të infektohet nga ky virus i etno-fashizmit që madhëron krimin, nga ky huliganizëm i tmerrshëm.

Në Ballkan punët nuk po shkojnë si duhet as në shekullin XXI. Kultura e bashkëjetesës si duket ende nuk ka gjetur shtratin e vet, andaj institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të “investojnë” shumë më tepër në ndërtimin e urave të paqes, në shpëtimin nga darët e ekstremizmave dhe racizmave etnikë, që gjithherë kanë sjellë vetëm tragjedi në këto troje. Sporti para së gjithash duhet purifikuar nga violenca diskursive dhe nga ajo fizike, e duhet t’i kthehet misionit të vet origjinal: konkurrimit për t’u njohur më mirë dhe për t’u afruar. /tesheshi.com/    

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Vdes tifozi i famshëm brazilian, Clovis Acosta Fernandes: zuri shtratin pas humbjes 7-1 me Gjermaninë

Vdes tifozi i famshëm brazilian, Clovis Acosta Fernandes: zuri shtratin pas humbjes 7-1 me Gjermaninë

Opozita kosovare paralajmëron qeverinë Mustafa: Pa u tërhequr nënshkrimi për ‘Zajednicën’, s’do të ketë normalitet

Liga e Europës: Skënderbeu pritet të ndeshet me turqit e Beshiktash

Liga e Europës: Skënderbeu pritet të ndeshet me turqit e Beshiktash

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çadra e shezlong: çmimet tronditëse në plazhet italiane

Çadra e shezlong: çmimet tronditëse në plazhet italiane

12/07/2025
Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

Sa i paguan Mark Zuckerberg inxhinierët për të punuar në Meta?

12/07/2025
Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

12/07/2025
Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

12/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni