Në profilin e saj në rrjetet sociale, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka bërë me dije se ka takuar sot Kryeministrin Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministrin Hashim Thaçi.
Me ta Presidentja shprehet se ka diskutuar rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
E para e vendit theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale. /tesheshi.com/