Presidentja Atifete Jahjaga i është adresuar Kuvendit të Kosovës ku ka mbajtur fjalimin vjetor. Ashtu siç ishte paralajmëruar opozita nuk ka penguar fjalimin e presidentes por ka lëshuar sallën.
Jahjaga theksoi se zgjidhja për të dal nga kriza politike e cila ka kapluar vendin qëndron në një dialog se ku po e dërgojnë këtë vend.
“Është për keqardhje se diskursi jonë është shndërruar në një anë patriotizmi duke bërë me gisht nga njëri tjetri. Qytetarët nuk e meritojnë këtë që po ua servojmë. Për këta katër muaj jam munduar të gjejë zgjidhje për të dy marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel”, tha ajo.
Jahjaga vlerësoi se Gjykata Kushtetuese është instanca e vetme kompetente që të bëjë interpretim ligjor për Asociacionin.
“Kosova është më e rëndësishme se secili nga ne, qytetarët nuk e meritojnë këtë. Përgëzoj që qytetarët kanë refuzuar të bëhen pjesë e kësaj. Forcën e argumentit nuk mund ta zëvendësoj gazi lotsjellës”, tha e para e vendit.
Sipas saj, mungesa e këtij dialogu rrezikon të zhbëjnë përpjekjen për të krijuar vend ku sundon ligji për të gjithë.
“Shqetësimet për marrëveshjet janë brenga që i ndajmë të gjithë sepse me to vendoset funksionaliteti i shtetit për gjeneratat që do të vijnë, por jam e bindur që në vend që ta sfidojmë shtetin tonë dhe institucionet që i kanë ndërtuar me mund, zgjidhja qëndron te një dialog i munguar” theksoi Jahjaga.
/tesheshi.com/