Serbët e ish-ministrit Jabllanoviç kërkojnë që të marrin drejtimin e ushtrisë dhe shërbimit sekret si dhe pjesë në priovatizimet e mëdha, ndryshe nuk do të votojnë ligjin për kthimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Republikës.
Siç bën të ditur Kurir, lista “Srpska” nuk do të votojë transformimin FSK-së deri sa të mos përmbushen katër kushte e saj.
Kushtet janë: Formimi i Asociacionit të Komunave serbe, emërimi nga radha e serbëve i zëvendësdrejtorit të Agjencisë kosovare të Inteligjencës, zëvendësi i komandantit të FSK-së të jetë serb si dhe ndërprerja e privatizimit nëpër komuna përfshirë Brezovicën dhe Trepçën.
Dushan Janjiç, analist, thotë se Ligi për Ushtrinë është ligj për të cilin kërkohet votimi edhe i shumicës nga grupi i minoriteteve, serbët. /tesheshi.com/