Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja pse prokurimi publik vazhdon të jetë gjenerator i korrupsionit në Kosovë

by te Sheshi
18/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja pse prokurimi publik vazhdon të jetë gjenerator i korrupsionit në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Fusha e prokurimit publik në vazhdimësi është konsideruar si një nga gjeneratorët më të mëdhenj të korrupsionit në Kosovë. Është raportuar për favorizime, kurdisje të tenderëve dhe shumë shkelje tjera gjatë aktiviteteve të prokurimit publik.

Të gjitha raportet e progresit në vitet e fundit e kanë konsideruar si problem të madh prokurimin publik në Kosovë dhe kanë bërë thirrje që të merren masa konkrete për ta përmirësuar situatën në këtë drejtim, ndërkaq kanë kërkuar më shumë transparencë gjatë proceseve tenderuese.

Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) gjatë vitit 2016 ka gjetur shkelje të ndryshme të Ligjit të Prokurimit Publik gjatë procese të tenderimeve të ndryshme.

Sipas raportit të AKK-së, gjatë zhvillimit të aktiviteteve të prokurimit ka pasur shkelje të procedurave të prokurimit, apo në rastet më të këqija anashkalim të tërësishëm të këtyre procedurave, duke iu shmangur në këtë mënyrë transparencës dhe konkurrencës lojale.

Shkeljet e procedurave të prokurimit paraqiten gjatë gjithë ciklit të prokurimit duke filluar nga planifikimi dhe përgatitja e dosjeve të tenderëve si:

Anashkalim i të gjitha procedurave të prokurimit, për shpenzimin e mjeteve buxhetore të destinuara për projekt të caktuar;

Zyrtari Kryesor Administrativ me qëllim që t’i mundësojë përfitim të dobisë operatorit ekonomik (OE), lidh Marrëveshje Bashkëpunimi për kryerjen e shërbimeve sipas porosisë, pa zbatuar procedura të prokurimit duke i shkelur të drejtat e operatorëve tjerë ekonomik të interesuar të mundshëm në kundërshtim me legjislacionin në fuqi;

Tejkalimi i kompetencave nga ana e Zyrtarit Kryesor Administrativ me qëllim të mundësimit të përfitimit të dobisë materiale për persona të caktuar duke bërë pagesa të parregullta për furnizime dhe shërbime, pa pasur kontratë me furnitorët e caktuar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu, në fazën e vlerësimit të ofertave dhe nënshkrimit të kontratës Agjencia Kundër Korrupsionit ka evidentuar se paraqiten shkelje si revokim i kundërligjshëm i nenit të caktuar të Ligjit për Prokurimin Publik;

Sipas raportit në fjalë, faza e mbikëqyrjes së realizimit të punëve, ofrimit të shërbimeve dhe furnizimit karakterizohet si:

Pranim-dorëzimi i punëve të kryera nga operatori ekonomik edhe përkundër faktit se puna nuk ishte kryer konform kontratës dhe përmasave të parapara në dosjen e tenderit, por në përmasa më të vogla;

Mundësimi i përfitimit të dobisë materiale operatorit ekonomik, ashtu që, është lejuar tejkalimi i kontratës me porosi të artikujve shtesë të cilët nuk kanë qenë të paraparë paraprakisht në kontratë;

Nënshkrimi i urdhër blerjes për shërbime të cilat kanë qenë dashur të ofrohen sipas kontratës së prokurimit për një periudhë të caktuar kohore.

Në lidhje me rastet për të cilët janë ngritur propozim akuza dhe aktakuza nga ana e prokurorive kompetente, si dhe është duke u zhvilluar proces gjyqësor ndaj gjithsejtë 51 personave.

Ja sa shkelje janë gjetur gjatë vitit 2016 në prokurim

Aktivitetet e parandalimit të korrupsionit në fushën e prokurimit publik nga ana e AKK-së i zhvillon Divizioni për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik. Për realizimin e këtyre aktiviteteve Agjencia mbështetet fillimisht në Ligjin mbi Agjencinë, Ligjin mbi Konfliktin e Interesit si dhe mbi monitorimin e zbatueshmerisë së këtij kuadri ligjor: Ligjin mbi Prokurimin Publik, Ligjin për Partneritetet Publiko-privat, Ligjin për Standardizimin, Ligjin për shoqëritë tregtare, Ligjin për Administratën Tatimore, Ligjin për markat si dhe ligjet tjera që janë relevante për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas raportit të AKK-së, në vitin 2016 janë identifikuar gjithsejtë 127 raste të ndryshme për shkelje të mundshme të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP), për të cilat është marrë vendim për fillimin e procedurës së parandalimit të korrupsionit në prokurimin publik.

Ndërsa për trajtimin e rasteve AKK ka paraqitur 103 kërkesa tek autoritetet kontraktuese të nivelit lokal dhe qendror, me të cilat ka kërkuar dokumentacion për aktivitetet e caktuara të prokurimit dhe i tërë dokumentacioni është ofruar brenda afatit të kërkuar.

Në Divizionin për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurim Publik gjatë vitit raportues janë trajtuar gjithsej 127 lëndë në fushën e parandalimit të korrupsionit në prokurimin publik. Nga këto raste kanë rezultuar me 62 opinione të respektuara, 37 raste të mbyllura, 25 këshilla, si dhe 3 raste në procedurë. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Alfred Peza sulmon Llallën: Hera e parë që Prokuroria heton një gazetar!

Alfred Peza sulmon Llallën: Hera e parë që Prokuroria heton një gazetar!

Gruaja lind djalë pas 5 vajzash, reagimi i babait është mahnitës

Gruaja lind djalë pas 5 vajzash, reagimi i babait është mahnitës

Krizë për patatina, vendi ku një pako kushton 12 dollarë

Krizë për patatina, vendi ku një pako kushton 12 dollarë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni