Çajrat bimorë janë zgjedhja e duhur për shëndetin tonë: kanë shumë më pak kafeinë se kafja dhe nuk përmbajnë kolorantë si çajrat me bustina.
Kamomili –Padyshim që është numër njëshi i çajrave. Bën mirë për stomakun, refluksin, për dhimbjet e barkut si dhe për përzierjet. Gjithashtu, mund t’i shtohet pak mjaltë dhe pak qumësht për të arritur një efekt qetësues më të mirë.
Çaj mente-Përdoret më së shumti në rastet kur kemi probleme me tretjen apo fryrje.
Xhinxheri-Çaji me xhinxher ka veti anti-inflamatore. Gjithashtu mund të përdoret për të larguar përzirjet e shtatzanisë. /tesheshi.com/