Ndryshimi më i ri që ka bërë Facebook është në lidhje me ikonën e miqve.
Menaxherja e dizajnit të rrjetit social, Caitlin Winner, është dhe iniciatorja e ndryshimit që ka nisur të përhapet, që ka sjell femrën në plan të parë.
Tani ikona femër është para ikonës së mashkullit dhe ndryshimi është bërë edhe te logot e grupeve. Te grupet tani në plan të parë është një femër që prapa ka dy meshkuj.
Gjithashtu kujtojmë se javën e kaluar, Facebooku ndryshoi edhe logon për versionin mobile. /tesheshi.com/