“E kanë kaluar çdo cak e çdo limit. Mënyrat e përdorura nga paparacët janë një rezik real për sigurinë”.
Në këtë mënyrë William, Kate dhe princi Harry i kanë deklaruar luftë fotografëve nëpërmjet një komunikate të ashpër të firmosur nga sekretari i komunikimi të Kesington Palace, Jason Knauf.
Lajmërimi është shpërndarë në rrjetet sociale, përfshirë edhe Twitterin. Fotografitë e paautorizuara për tu shkrepur, sa i takon princit George, janë me të vërtetë të shumta. Në këtë mënyrë, pas këtyre fotografimeve, familja mbretërore është detyruar të flasë ashpër në lidhje me të tilla bezdisje./tesheshi.com/