Teknologjia po ecën me hapa galopantë, ndërsa pas një viti smartphoni juaj do të karikohet për pesë minuta.
Një teknologji e tillë së pari herë është prezantuar para dy vitesh, kur “StoreDot” nga Izraeli prezantoi “FlashBattery” në panairin në Las Vegas.
Drejtori ekzekutiv i Stordot, Doron Majersdorf, tha për “BBC” se prodhimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm, por nuk ka bërë të ditur se cilët prodhues janë paraqitur për përdorimin e kësaj teknologjie.
Bateria, e cila mbushet për pesë minuta, është e krijuar nga nano-materiali dhe është projektuar që celulari të mbajë 24 orë bateri./tesheshi.com/