Izraeli do ia shpërblejë Donald Trump-it, aktin e tij të njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të tijin: si fillim, do i vendos emrin e tij, një stacioni treni në afërsi të Murit Perëndimor, i quajtur ndryshe si Muri i Vajtimit, në afërsi të Xhamisë al Aksa, që ndodhet në pjesën lindore nën nën pushtim.
Kjo u bë e ditur nga një ministër në kabinetin Netanjahu me anë të një deklarate.
Aty thuhej se stacioni me emrin “Donald Trump”, është pjesë e projektit të një treni me shpejtësi të lartë, i cili do të lidhë Tel Avivin dhe Jerusalemin perëndimor me Murin e Vajtimit, e që do të nisë vitin e ardhshëm. /tesheshi.com/