Izraeli ka kryer një sulm raketor në bazat ushtarake pranë kryeqytetit sirian të Damaskut gjatë natës, raporton televizioni shtetëror sirian.
Edhe pse u aktivizua sistemi mbrojtës kundër-ajror, siç raportoi televizioni sirian, ky sulm “i hapur” ka shkaktuar dëme materiale, raportoi Reuters.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk ka komentuar mbi raportet e sulmit.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, raportoi se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga forcat ushtarake izraelite dhe se objektivat e sulmit ishin bazat ushtarake të qeverisë siriane në Al Kiswah në jugperëndim të Damaskut.
Sulmi izraelit kishte për shwnjestër bazat e ushtrisë siriane dhe pozicionet e Hezbollahut të Libanit, me ç’rast shpërthimet e forta u dëgjuan në Damask dhe në rrethinat e saj.
Agjencia shtetërore siriane e SANA thotë se forcat qeveritare kanë arritur të shkatërrojnë dy raketa.
“Armiku izraelit lëshoi gjysmë ore pas mesnatës disa raketa të tipit tokë-tokë në baza ushtarake në Damask, me ç’rast mbrojtja jonë kundër-ajrore kapi dhe shkatërroi dy raketa”, citoi SANA një oficer të sigurisë. /tesheshi.com/