Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, duket se i ka një borxh shumë të madh gruas së tij, pasi ajo i ka shpëtuar jetën. Detaji është zbuluar nga lojtari i Barcelonës në një rrëfim në “24 Sata”.
Kroati dhe familja e tij mund të kishin qenë mes viktimave të sulmit terrorist të 17 gushtit në qytetin e Barcelonës, nëse nuk do të kishte dëgjuar këshillën e bashkëshortes, Raquel Mauri.
“Isha shumë pranë ngjarjes. Bashkë me familjen time po ecnim në qendër dhe po përgatiteshim për të shkuar në vendin ku ndodhi sulmi! Doja të shkonim atje, por gruaja më tha se ishte një ditë e bukur dhe se fëmijët më mirë të luanin në parkun jashtë shtëpisë. Falë Zotit, e dëgjova!”, shprehet 29-vjeçari.
Në vijim ai tregon se ishin vetëm 3 minuta larg vendit ku ndodhi sulmi dhe sapo u mor vesh, shumë miq dhe familja nisën të na telefononin për të ditur a ishim mire.
Rakitiç është i martuar që nga viti 2013 me bukuroshen Raquel, me të cilën ka dy fëmijë. /tesheshi.com/