Italia duket se është duke menduar të rrisë punësimin brenda vendit ndaj ditët e fundit ka miratuat një ligj, në bazë të së cilit parashikohen pasoja negative për ekonominë shqiptare në mënyrë të drejtpërdrejtë. Bëhet fjalë për pasoja që rëndojnë në ekonominë e bizneseve fasone, siç janë “Call Centerat”, në të cilët janë punësuar një numër shumë i madh i të rinjve shqiptarë.
Komisioni i Buxhetit pranë Dhomës së Deputetëve në Itali aprovoi një amendament të ligjit të stablilitetit 2017, që parashikon rregulla më të rrepta për zhvendosjen e shërbimeve të “call centre”.
Sipas ligjit, ndërmarrjet që vendosin të transferojnë aktivitetin në vendet jo europiane nuk mund të përfitojnë nga asnjë lehtësim fiskal dhe do të kenë probleme për të marrë pjesë në tenderat publikë.
Sipas përfaqësuesve të sindikatave kryesore, amendamenti nuk do të kthejë në Itali aktivitetet e këtij lloji, shumica e të cilave veprojnë në Shqipëri, por thjesht do t’i spostojë në një vend anëtar të Bashkimit Europian, siç mund të jetë Rumania./tesheshi.com/