Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka goditur mbrëmjen e kësaj të mërkure Italinë qendrore, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dhe në kryeqytetin e vendit.
Tërmeti goditi në 19:11 me orën lokale, rreth 66 kilometra në juglindje të Peruxhias; nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale. Gjithsesi, epiqendra e saktë, siç raportojnë mjetet e informimit, mbetet ende e paqartë.
Në Romë është raportuar të ketë patur lëkundje të forta.
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë e goditi po ashtu qendrën e Italisë në gjysmën e dytë të gushtit, duke shkatërruar një numër qytezash e duke u marrë jetën qindra banorëve. /tesheshi.com/